Shtypi ne Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 22.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Gjermani

Shtypi i sotem ne Gjermani komenton :
Procesin e firmes Manesman dhe fjalimin e Presidentit amerikan Bush

Gazeta "Die Zeit" e Hamburgut shkruan:

„Procesi i Manesman-it ofron shansa për forcimin e besimit për investitorët. Skandalet, si ai i Enron-it, WorlCom-it e Parmalat-it, kanë bërë që investuesit të humbasin besimin. Nëse në Gjermani, përmes këtij procesi gjyqësor, do te ketë sukses rikthimii besimit, atëherë do të krijohej një përparësi në garën për nje vend të sigurt për investitorët. Në epiqëndër duhet të jetë kompensimi që u është bërë menaxherëve. Pra, me këtë rast nuk kemi të bëjmë me kamuflimin e pagave. Por, që të funksionoje ekonomia, duhet të dominoj transparenca. Vërtetë, sa paguhen shefat në Gjermani? Vetëm disa firma bëjnë të ditur nivelin e pagave të tyre, por se sa ju paguhet shperblimi dhe opcionet e aksioneve, kjo mbetët e errët. Kështu po shfaqet dyshimi se "vetë menaxherët kanë një ndërgjegje jo te mire.“

"Die Welt " e Berlinit mendon:

„Më keq nuk kishte si të prezantohej Josef Ackermann. Shefi i Deutsche Bank ngrinte gishtat lart në shenjën e fituesit, kur ai u paraqit si i pandehur në procesin gjyqësor të Manesman-it në sallën e gjyqit në Dyseldorf. Këtë gjest të tij shumë analistë do ta vlerësonin si arrogancë, duke portretizuar pamjen e menaxherëve si të babëzitur pas parave. Një paraqitje e tillë pa arsye ngacmon debatin publik rreth moralit dhe normave në ekonomi, i cili përmes rastit të Manesman-it është elektrizuar emocionalisht. Gjyqtarëve ,të tilla raste ua vështirësojnë jetën, meqë ata duhet të gjykojnë në zonën ligjore mes kodit penal dhe aksioneve. Tani nuk kemi të bëjmë vetëm me të pandehurit Ackerman ose ish shefin e Manesmanit, Klaus Esser, por me raportet e suksesit me moralin, të pushtetit me drejtësinë.“

Edhe fjalimi i presidentit amerikan Xhorxh Bush për gjendjen e kombit është një temë që tërheq vëmendjen. Gazeta "Süddeutsche Zeitung" nga Mynihu mendon për këtë fjalim:

„Presidenti Bush nuk i është përmbajtur traditës. Fjalimi i tij për gjendjen e kombit ka qenë vetëm një fjalim në hyrje të garës zgjedhore. Dhe nëse kjo ështe një shënjë për konfrontim politik në muajt e ardhshëm, atëherë duhet të presim një fushatë zgjedhore, e cila do të bëhet me mjete të lejuara dhe të palejuara. “Ky nuk ishte fjalim për gjendje të kombit, por për fushatë të tij zgjedhore”, - konstatoi kongresmeni demokrat i New Yorkut Çarls Rangel. Me këtë rast foli një president, i cili ishte i bindur në drejtësinë e të gjitha vendimeve të tij, i cili nuk vinte në dyshim asnjë veprim të tij.”

Ndërsa, si përfundim, gazeta "LAUSITZER RUNDSCHAU" e Kotbus-it, komenton:

„Kohët e fushatës zgjedhore janë të papërshtatshme për të bërë një vlerësim objektiv të vendimeve politike. Kështu ndodh të ne, kështu ndodhi edhe në SHBA. Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit Xhorxh Bushi ka bërë të qartë e pa ekuivoke, se cili është ai vërtetë: Ai është komandant i Botës dhe pak president i SHBA-ve. Luftën kundër terrorizmit do ta vëre në plan të parë , pa i marrë parasysh edhe institucionet ndërkombëtare, si Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pastaj i përkushtohet shqetësimit të pamjaftueshmërisë se sigurimt shendetësor të shumë bashkatdhetarëve të tij. Rëndësi më të madhe i përkushton Mbrojtjes, të definuar nga ai si mbrojtje të interesave amerikane kudo në botë, dhe pastaj merret me gjendjen e vështirë të tregut të punës dhe të gjendjes se keqe në sistemin e arsimit në vendin e tij. Bushi në këtë fushatë zgjedhore, siç duket, do të mbeshtetet psikologjikisht. Ai shfrytëzon tronditjen që ndjejnë amerikanët nga goditja e tmerrshme e 11 shtatorit 2001, e cila vazhdon t’i mundojë. Ai prezantohet si njeri i fortë, i cili mendon t’i reprezantojë interesat e sigurisë amerikane, duke mos respektuar edhe më tej të Drejtën ndërkombëtare. Në vendin e tij, me gjasë, kjo do t’i sjellë pikë pozitive. Por bota tjetër, do të ndjehet e shqetësuar, se si kjo strategi fatale e Bushit për të mbisunduar botën, të përkujton kohën e luftës se ftohtë.“
  • Data 22.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2o
  • Data 22.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2o