Shtypi ne Gjermani, 25 gusht | Studimi në Gjermani | DW | 25.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ne Gjermani, 25 gusht

Temat kryesore të komenteve të sotme janë :Kina me prodhimet tekstile konkuron tregun evropian dhe masat më të fundit në Gjermani kundër terrorizmit

«Frankfurter Rundschau» për grindjet me Kinën lidhur me prodhimet e tekstilit komenton:

Konkurencen për prodhimet e tekstileve ia ka shkaktuar BE-ja vetë vehtes.Marrëveshjet e nxituara me Kinën mbi përkufizimin e importeve mund t’i ketë sjellë ndonjë shteti të BE-së përfitime në politikën e brëndëshme, meqë prodhuesit e tekstileve të këtyre vendeve kanë qenë të përgjumur kur ka ndodhur fillimi i tregëtisë se lirë. Por për BE-në kjo po shndërrohet në një aferë komprometuese. Prodhimet e tekstilit, të cilat ishin porositur para se Brukseli të bie në pozicione protekcioniste, tani me tonelata gjenden në porte e oborre të doganave evropiane. Marrëveshja përkatëse(favorizuese) nuk ndihmon punëtorët e tekstilit në Itali dhe as tregtinë e
lirë të BE-së. Se sa thjeshtë është menduar e gjithë marrëveshja shihet në faktin se tani BE-ja duhet të përdor truke. Përdorimi i kuotimit vjetor dhe atij të mos shfrytëzimit të kuotizimit mund të ndihmojnë vetëm provizorisht.
Në vend të harxhimit të energjisë për mbrojtjen e firmave evropiane, të cilat nuk i janë përshtatur kohës, BE-ja do të duhej të koncentrohej se si mund të përballojë garën në tregtinë e lirë, siç janë profesionalizimi,hulumtimi dhe teknologjia, duke u bërë kështu më e mirë se të tjerët, ta zëmë në prodhimin e makinave të tekstilit.

«Handelsblatt» (Düsseldorf) për të njëjtën tematikë shkruan:

Kush përkufizon tregtinë e lirë, humb resurset: Globalizimi nuk mund të frenohet përmes vendimeve për të mbrojtur tregjet. Sidomos kombet tregtare,siç është Gjermania, ia dinë vlerën shkëmbimit të lirë të mallrave, edhe në rastet kur në pyetje janë procese të vështira të përshtatjes. Gjithësesi,tempoja e globalizimit është ashpërsuar dukshëm gjatë dhjetë viteve të fundit. Jo të gjithë kanë reaguar siç është dashur, për t’u parapërgatitur me inovacione për të ardhmën. Këtë e tregon ankesa e firmave të tekstilit në Evropën Jugore. Me keqardhje duhet të pranohet se dështimet në tregtinë e tekstilit janë tepër simptomatike për vendet e mëdha industrialiste. Sektorë
të ndjeshëm po subvencionohen dhe po mbrohen me kuotizime. Pasojat: Po ngecin ne vend përparimet dhe inovacionet, kurse konsumatorët janë të detyruar të paguajnë këto dështime fillimisht me çmime të larta, pastaj me humbje të vendeve të punës.


«Frankfurter Allgemeine Zeitung» lidhur me luftimin e terrorizmit komenton:

I pa përfunduar plotësisht është vendimi i ri qeveritar për riorganizim të strukturave federative të sigurisë, për të cilat është angazhuar me përkushtim ministri i punëve të brëndshme. Qëllimi kryesor i kësaj reforme ishte centralizimi dhe lidhshmëria më e përqëndruar e organeve federative që i ka në kopetencë kjo ministri, siç janë enti federativ i krimeve me ato të
republikave. Ministri i brëndshëm Shili kishte për qëllim që policia
federale, e ngarkuar tashmë me kopetenca të reja, të bashkohet me Entin federativ të kriminalistikës. Duke pasur parasyshë kërcënimet reale nga veprimtaritë terroriste mundet që Shili të mos ia ketë qëlluar në të gjitha aspektet, por angazhimet e tij nuk duhen vlerësuar si të gabuara. Ato duhet të mbeten aktuale edhe në agjendën e qeverisë se ardhëshme.


  • Data 25.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru7
  • Data 25.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru7