Shtypi ndërkombëtar - Temat: raportet SHBA Evropë dhe papunësia rekord në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 06.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar - Temat: raportet SHBA Evropë dhe papunësia rekord në Gjermani

Dy janë temat kryesore të shtypit javor: Fjalimi i presidentit të SHBA drejtuar kombit si dhe raportet me Evropën. Gjatë javës tërhoqi vëmendjen edhe publikimi i shifrave të papunësisë në Gjermani, qysh pas Luftës si Dytë Botërore është hera e parë që numri i të papunëve e tejkalon 5 milionëshin.

default

Gazeta e Cyrihut, Weltwoche e shikon fjalimin e presidentit Bush edhe si një obligim për evropianët:


"Evropianët sërish duhet të bëhen perëndimorë militantë, jo vetëm kur është në pyetje tregtia, por edhe politika e jashtme. Ata ishin të tillë gjithmonë kur ishte në pyetje alternativa mes fashizmit ose mbizotrimit të të huajve. Në të kundërtën ata flasin për kufijtë e lirisë amerikane. Njëkohësisht, sikur edhe në kohën e luftës së ftohtë, me një komfor të theksuar, presin sipas motos: amerikanët do t'ia dalin. Por kjo nuk është e mundur në kohën e globalizimit të plotë botëror".

Me tone pak më të buta shprehet komentatori i gazetës austriake, Kurir, i cili megjithatë paralajmëron:

"Kjo nuk do të thotë se SHBA janë të bindura ndaj efekteve të politikës evropiane të negociatave. Tonet më të buta nga Uashingtoni nuk janë vetëm pasojë e raporteve të dëmtuara mes SHBA dhe Evropës. Si ishte ajo këshilla e disa diplomatëve? Nuk duhet të mbetesh mbrapa dhe të shikosh përpara. Por Evropës nuk i mbetet tjetër".

Neue Züricher Zeitung vënë re se Evropa në fjalimin e Bushit kishte vetëm një rëndësi të dorës së dytë:

"Megjithatë vlenë të përmendet se vizita e parë e sekretares amerikane të shtetit dhe presidentit Bush do të zhvillohet në Evropë, me synim shpjegimin e politikës së tyre. Pra jo në Tokio, Moskë apo Pekin. Në këtë mënyrë ata duan t'i shpjegojnë Evropës së vjetër gjërat që nuk janë kuptuar mirë, lidhur me sinkronizimin e mendimeve".

Gazeta franceze Ouest - France vlerëson se udhëtimet e sekretares amerikane të shtetit paraqesin një sinjal shumë të qartë për ndryshimin e politikës së jashtme të Uashingtonit:

"Me siguri që nuk është e rastit që pikërisht në Paris do të mbahet fjalimi i saj për raportet mes SHBA dhe Evropës. Të gjitha sinjalet çojnë në konkludimin se ky qëndrim do të mbështetet edhe nga kjo anë e Atlantikut".

Ndërsa gazeta amerikane Wall Street shfrfytëzon zgjedhjet e Irakut si shkas për të kritikuar të majtët në Gjermani:

"Vetëm disa orë pas skenave të ndjekura në mbarë botën, kur irakianët e vendosur kundërshtonin vullnetin e terroristëve, fraksioni gjerman socialdemokrat lëshoi një kumtesë ku thuhet: Zjgedhjet në Irak, një hap i mirë por jo edhe përfundim i luftës. Kjo flet shumë për dështimin e të majtëve gjermanë, të cilët nuk e shohin vlerën e rrëzimit të regjimit fashist në Irak dhe fillet e ngritjes së një rendi demokratik - të paktën jo kur diktatori është arab, ndërsa çlirimtarë janë amerikanët".

Ndërsa gazeta britanike The Times vëren:

"Qeveritë, ndër të cilat edhe disa nga shtetet anëtare të Natos, që digjeshin nga dëshira për të kritikuar presidentin Bush, tashti detyrohen t'i shprehin mirënjohje me synim që të mbulojnë gabimet e veta".

Ndërrojmë temë dhe kalojmë tek komentet lidhur me gjendjen ekonomike në Gjermani, pas botimit të të dhënave se për herë të parë në historinë e pasluftës është kaluar numri prej pesë milionë të të papunëve në këtë vend.

Gazeta ekonomike franceze Les Echos komenton:

"Gjermania po përpiqet që sërish të shkojë përpara. Sipërmarrësit po përpiqet t'i zbatojnë reformat e filluara, edhe kur dihet se cilat do të jenë pasojat... Shteti është duke reformuar sistemin e sigurimit social: pensionet, shëndetësinë dhe sigurimin e të papunëve. Kjo shihet edhe nga volumi i eksportit. Shqëtësimet kanë arritur kulmin edhe pse më e keqja duket se ka kaluar".

Pak më shumë tone optimiste mund të gjejmë në komentin e gazetës tjetër franceze, Figaro:

"Është ky një lajm i mrekullueshëm: fuqia më e madhe ekonomike në zonën evropiane ka filluar të janë rezhultatet e politikës së saj reformatore dhe të disciplinuar. S'ka asnjë dyshim se prej futjes në përdorim të Euros në vitin 1999, në Gjermani është ndjekur një politikë më strikte se kudo tjetër. Kjo shihet edhe për nga shtrenjtësia e cila në gjashtë vjetët e fundit në Gjermani ishte 7,9, në Francë 10,6 ndërsa në Itali 14,1 përqind".

Pak më ndryshe shtimin e numrit të të papunëve në Gjermani e sheh El Pais e Spanjës:

"Shkaqet janë të qarta. Gjermania po ndjekë për vite të tëra një politikë të kursimeve, e cila ka dobësuar shërbimet publike. Pakti i stabilitetit evropian ka dobësuar edhe më shumë ekonominë gjermane. Pikërisht këtu mund të gjejmë dalimin mes të dalurave dhe investimeve".

  • Data 06.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwq
  • Data 06.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwq