Shtypi ndërkombëtar i javës | Studimi në Gjermani | DW | 25.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar i javës

Shqyrtohet nga e para procesi më i madh penal në ekonomi në Gjermani mbi pagesat milionëshe të koncernit Manesman për menaxherin e tij. Edhe shtypi ndërkombëtar gjatë kësaj jave e ka ndjekur me interes vendimin e gjykatës federale kushtetuese, që do të dërgojë sërish në bankën e të akuzuarve shefin e Deutsche Bank, Jozef Akerman dhe të akuzuarit e tjerë për shpërdorime.

"Nju Jork Times" shkruan: "Pesë vjet pasi Manesmani u gëlltit prej Vodafonit, afera Manesman është kthyer në një simbol për neverinë gjermane kundër babëzisë në jetën e biznesit. Rasti e ndoqi për tri vjet e gjysmë Akermanin si zëdhënës i kryesisë së bankës më të rëndësishme të Gjermanisë, duke ia vështirësuar atij përpjekjet për të ndërmjetësuar një stil britaniko-amerikan drejtimi. (...) Ekspertët e drejtësisë deklarojnë, se Akerman do të hyjë në këtë proces me një pozicion shumë të dobësuar", komenton "Nju Jork Times".

Gazeta ekonomike e Parisit "La Tribune" komenton: "Menaxherët dhe funkssionarët e sindikatave ngrenë zërin si në pazar me njëri-tjetrin duke synuar të nxjerrin përfitimin maksimal prej pozicionit të privilegjuar të tyre. Edhe kjo është një nga arësyet e vendimit të drejtësisë gjermane për të hapur një kapitull të ri në procesin Manesman. Praktika e "tregtisë me shtrëngimin e duarve" ndonëse është mjaft e diskutueshme, ajo nuk është monopol i qarqeve të ekonomisë gjermane. (...) Vendimi i drejtësisë gjermane do të jetë udhërrëfyes në vend. Mbetet të shpresojmë, që ai të ketë një efekt të përmbajtur lidhur me garancitë për premie milionëshe që u jepen drejtuesve të ndërmarrjeve", vëren "La Tribune".

Zvicerania "Neue Zürcher Zeitung" beson, se janë përhapur këto tendenca të rrezikshme në Gjermani dhe nën titullin "Shteti në firmë" shkruan: "Gjykata federale kushtetuese me vendimin e saj, për të shfuqizuar vendimet për lirim nga akuza të instancës së mëparshme duke kërkuar hapjen nga e para të procesit Manesman, e ka nxitur edhe më shumë tendencën e shtetëzimit dhe të pasigurisë së ekonomisë në Gjermani. Procesi duhet shqyrtuar nga e para dhe duhet të merret vendim. Por edhe pse kjo fjali tingëllon e hapur, mundësi për zhvillime të mëtejshme nuk ka. Vendimi pra nënkupton një formë të kamufluar të forcimit të influencës së shtetit. (...)Në Gjermaninë e sotme janë më shumë shteti dhe drejtësia ato që përcaktojnë interesat e ndërmarrjeve", analizon "Neue Zürcher Zeitung".

Së fundi edhe një citat nga artikulli i një tjetër gazete të Zvicrës, "Tages Anzeiger" hedh një dritë të veçantë ndaj perspektivës së zviceranit Akerman: "Ç´fund viti i hidhur dhe tragjik për Jozef Akermanin, Deutsche Bank nën drejtimin e tij ndodhet në prag të bilancit më të mirë të të gjitha kohërave për koncernin. (...) Ditët e zviceranit në krye të bankës më të madhe të Gjermanisë janë të numëruara. Mendimi dhe veprimi i tij i orientuar në mënyrë strikte tek fitimi, që nuk merr aspak parasysh shqetësimet dhe pretendimet e tregut vendas, e ka bërë atë për opinion në Gjermani një figurë joshëse edhe pa procesin Manesman, shkruan "Tages Anzeiger".

  • Data 25.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsD
  • Data 25.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsD