Shtypi ndërkombëtar i javës | Studimi në Gjermani | DW | 10.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar i javës

Bushi pranon ekzistencën e burgjeve të fshehta të CIA-s në luftën kundër terrorizmit. NATO-ja do të përforcojë trupat në Afganistan, Gjermania nuk do t´i zhvendosë ushtarët e saj në Veri të Afganistanit.

Presidenti, Xhorxh Bush, pranoi, që ShBA në luftën kundër terrorizmit kanë pasur burgje të CIA-s jashtë vendit dhe me këtë kanë ngjallur indinjatë dhe kritikë. Edhe shtypi ndërkombëtar e merr në analizë këtë çështje veçanërisht në prag të pesë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Gazeta britanike "The Guardian" komenton: "Pohimi i presidentit të ShBA Bush, që CIA ka mbajtur në arrest në burgje të fshehta në mbarë botën të dyshuar për terrorizëm, nuk i ka shtangur shumë njerëz. (...) Këto burgje, - siç dyshohet në Rumani dhe në Poloni, por edhe në vendet arabe aleate si Maroku dhe Egjipti - nuk janë mbyllur. Do të ishte mirë të dinimin, se kush na ka treguar gënjeshtra deri më sot."

Ja se si e sheh këtë e përditshmja pariziene "Le Monde": "Të vihet në vend kjo gjë, është diçka e mirëpritur, megjithatë nuk duhet që të mbulohet thelbi: Bushi e ka jusitifikuar "programin special" të CIA-s. Në radhë të parë me këtë ai ia ka hequr vetes barrën, për praktikat më skandaloze të "luftës kundër terrorizmit", duke ushtruar presion ndaj kongresit. Ky duhet që t´i japë atij në dorë ligjet, që të mund të dënojë të burgosurit e Guantanamos nga gjykata speciale. Një betejë për drejtësinë u fitua, por lufta për çështjen ende s´ka mbaruar."

Gazeta e Romës "La Republica" analizon lojrat taktike në Uashington: "Pas pesë vjet "lufte kundër terrorizmit" shtëpia e bardhë i komunikon botës, se i nënshtrohet së drejtës ndërkombëtare dhe pranon, që në mënyrë të përsëritur e ka shkelur atë. Me një lëvizje të tillë shahu Bushi pranon dështimin e vet, me sa duket në nivel politik, por ajo që është më e rëndësishmja edhe sa ka të bëjë me aspketin ushtarak, strategjik dhe atë të shërbimeve sekrete. (...) Burgu i Guantanamos, për zgjerimin e të cilit më 15 qershor të vitit të kaluar u lëvruan 30 milionë dollarë nga arka e shtetit, s´ka dhënë asnjë rezultat të vetëm relevant për shërbimet sekrete."

Në Afganistan duhet të asgjësohet foleja e terrorizmit dhe me mbështetje të madhe ndërkombëtare synohet që të etablohet rendi i ri shtetëror dhe shoqëror. Kryesisht në Jug të vendit NATO-ja ndodhet nën presion dhe do që t´i përforcojë trupat e saj. Qeveria gjermane theksoi, se nuk do të spostojë asnjë ushtar të Bundesverit në Veri të Afganistanit. Komentatorët e huaj filozofojnë mbi idealet politike dhe mundësitë ushtarake.


Për shtypin britanik ky konflikt ka një rëndësi të veçantë. "Financial Times" e Londrës shkruan: "Rritja e papritur e numrit të viktimave, veçanërisht nga ana e ushtarëve kanadezë dhe britanikë, bën të qartë, që NATO-ja duhet të ketë një trupë më të madhe dhe të jetë më mirë e pajisur, në mënyrë që t´ua dalë Talibanëve dhe të krijojë një terren, në të cilin të ndërtohen shkolla, rrugë si dhe të garantohet furnizimi me ujë dhe energji. Kjo është një detyrë e madhe e trupave të paqes të angazhauara në mbarë globin, qysh nga Ballkani e deri në Kongo, nga Libani e deri në Darfur, pa folur për Irakun. Por kjo është një detyrë që duhet përmbushur, sepse në rrezik nuk është vetëm e ardhmja e Afganistanit, por edhe e ardhmja e NATO-s."

Gazeta austriake "Salzburger Nachrichten" analizon: "ShBA dhe aleatët e tyre qysh pas luftës në Afganistan kanë bërë të njëjtin gabim si edhe më vonë në Irak: Shumë pak trupa, shumë pak para, asnjë koncept i arësyeshëm për ndërtimin e një strukture të re shtetërore afgane. (...) Ne s´kemi të bëjmë këtu me "një operacion të pafat", por me një koncept krejtëisht të gabuar."

Gazeta "Luxemburger Wort" përpiqet të paraqesë rendin historik: "Qysh prej kohësh Afganistani ka qenë një kafshatë e pakapërdishme për pushtuesit. As britanikët në shekullin e 19 dhe as sovjetikët në vitet 70-të të shekullit të 20 nuk ia dolën që të konsolidojnë sundimin e tyre në Hindukush. (...) Sot ka shumë gjasa që bota perëndimore pas 11 shtatorit 2001 të mos ia arrijë ta stabilizojë Afganistanin. Ndonëse janë investuar miliarda për zhvillimin e vendit të rrënuar, vetëm prodhimi i drogës shënon kuota tronditëse rritjeje."

  • Data 10.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro1
  • Data 10.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro1