Shtypi ndërkombëtar i javës mbi Lindjen e Mesme dhe samitin e G8-s dhe Rusisë | Studimi në Gjermani | DW | 23.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar i javës mbi Lindjen e Mesme dhe samitin e G8-s dhe Rusisë

Pozicionet evropiane në konfliktin mjaft eksploziv ndërmjet Izraelit dhe Libanit preokupuan ditët e shkuara komentet e shtypit ndërkombëtar. Një temë tjetër është edhe roli i ri i Rusisë pas takimit të G8-s në Shën Peterburg

Në fillim të javës së shkuar ministrat e jashtëm të BE-së bënë përpjekje përmes një thirrjeje për paqe të shprehnin qëndrimin e tyre të përbashkët.

NEUE ZÜRICHER ZEITUNG vëren:

"Ndërkohë është e ditur, që kur bëhet fjalë për një krizë ndërkombëtare të përmasave të mëdha, Evropa e ka të vështirë të flasë me një zë. Dhe vetëm pas një sforcimi të madh, u arrit që të përpilohej një thirrje e përbashkët. Thirrja për vetëpërmmbajtje ishte veçse emëruesi më i vogël i përbashkët."

Ndërsa gazeta franceze LIBERATION konstaton një polarizim parimor të botës perëndimore:

"Pse mendon ndryshe perëndimi për rrugët e mundshme të daljes nga kriza, kjo ka rrënjët tek dy botëkutpime të ndryshme mbi orientin qendror, gjë që u duk edhe në çështjen e Irakut. Ekziston bota e vjetër, e cila është e interesuar për ruajtjen e ekuilibrit mes Izraelit dhe botës arabe. Përkundër kësaj qëndron vizioni anglosakson, për të cilin lufta kundër terrorizmit zë rangun e parë dh ku Izraeli është nyja lidhëse në këtë luftë."

NEW YORK TIMES kritikon mënyrën e veprimit evropian me kundershtarët e Izraelit:

"Evropianët nuk kanë dashur t'i vendosin hizbollahët në listën e tyre të terrorit, kjo u duk kur ata me shumë zor refuzonin viza dhe bllokonin numra llogarie. Ata duhet ta kenë të qartë, se duhet të veprojnë, po qe se hizbollahët nuk përkulen para kërkesave ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara duhet të marrin rolin udhëheqës, jo vetëm, sepse ato janë vendi i vetëm, të cilit Izraeli i beson."

Kundër është gazeta GUARDIAN:

"Lufta në Irak ka dobësuar ndjeshëm influencën e SHBA-ve në rajon. Në rast se vërtet do të vijë dita që të dërgohet një trupë ndërkombëtare e sigurisë në Liban, duhet që të angazhohen qeveritë evropiane. BE-se nuk i lejohet që të bëjë sehir dhe t'ja lërë Shteteve të Bashkuara marrjen e vendimeve të rëndësishme, ndërkohë që kriza ashpërsohet edhe më tej.

LUXEMBURGER WORT merret me detyrat dhe kompetencat e një trupe të mundshme të paqes në rajon:

"Hizbollahët as që mendojnë të ndalojnë rezistencën e tyre kundër Izraelit. Në vend të një trupe paqeje duhet që të dërgohej në jugun e Libanit një mision intervenimi me mandat të plotë, i cili do të vendosej në mes të dyja palëve dhe në situatën e mungesës së pushtetit do të merrte rolin e policit. Humbjet në këtë rast do të ishin të pashmangshme. Dhe a mund të përfytyrohet që ushtarët e BE-së do të godasin kundër trupave izraelite?"

Ndërrojmë temë: Ishte takimi i G8-s prologu i një kapitulli të ri i politikës prej superfuqie të Rusisë?

Gazeta e Brukselit DE MORGEN rolin mikpritës të presidentit rus, e sheh si një tregues për peshën e re të vendit të tij:

"Samiti, i cili u zhvillua për herë të parë në Rusi, ishte një triumf për Vladimir Putinin, madje ai i lejoi vetes edhe cinizmin kundrejt presidentit Bush dhe kryeministrit Toni Bler. Putini ja doli mbanë t'a ja bënte të qartë samitit, që vendi i tij, 15 vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, është bërë një partner i rëndësishëm, të cilin bota duhet ta marrë parasysh."

Ndërsa gazeta franceze LE FIGARO sheh para së gjithash politikën e energjisë së Rusisë si mjet presioni për një Rusi të re:

"Takimi në të vërtetë ju kushtua sigurimit të furnizimit me energji, një temë themelore kjo për mirëqenien në planetin tonë. Por nuk doli gjë nga ai. A mund të prisje gjë tjetër, kur Rusia e Vladimir Putinit, e përdor energjinë paturpësisht në arenën ndërkombëtare si një armë? Si një ironi e hidhur nga ky samit-majë do të mbesë në kujtesë, fakti që ai paralelisht u përshëndet nga një majë tjetër, nga ajo e rritjes rekord të çmimeve, të cilat fluturimthi po drejtohen nga caku i 80-dollarëshit.


  • Data 23.07.2006
  • Autor Christoph Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroo
  • Data 23.07.2006
  • Autor Christoph Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroo