Shtypi në Shqipëri | Studimi në Gjermani | DW | 25.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi në Shqipëri

"Nano: Shqiperia e rrezikuar nga terrorizmi" shkruan ne faqen e aktualitetit SHEKULLI , duke cituar disa deklarata te kryeministrit Fatos Nano te bera dje mbasdite ne mbledhjen e komitetit nderministror te Sigurise Kombetare. "Debatet politike jane spekulative dhe destruktive per luften kunder terrorizmit. Protestat e opozites lidhen me terrorizmin politik. Grupe te caktuara brenda PS bashkepunojne me opoziten. Segmente politike sponsorizohen nga bota e krimit. Kushtetetuta ka vakum per ministrat. Vetem zhdukja e industrise kriminale te gomoneve dhe skafeve u ka kushtuar pronareve dhe avokateve te tyre ne politike nje fitim vjetor te munguar prej 100 milione dollaresh. Interesa te dyshimta qe orientojne apo mbeshtesin debatin mbi kushtetueshmerine e kesaj qeverie vene ne pikepyetje legjitimitetin e mazhorances antitrafik apo perpiqen te bllokojne veprimin e ekzekutivit ne luften kunder krimit", citon gazeta disa nga deklaratat e kryeministrit Nano.

Nderkohe e perditshmja KORRIERI ne nje analize ne faqen e pare mes te tjerave shkruan: "Nese ka nje njeri te vetem qe ben sikur nuk e ka kuptuar qe qeverisja dhe mazhoranca jane ne krize, ai eshte Fatos Nano. Ai vazhdon te thote se jemi te kercenuar nga terrorizmi, se po demtohet nga nje grup politikanesh te lidhur me krimin dhe trafiqet, por ajo qe ben sikur nuk e kupton, qe duke u fshehur pas gishtit e harron me dashje eshte se sot, me shume se kurre, kunder tij jane rreshtuar te gjithe faktoret e mundshem duke nisur nga politika e duke perfunduar tek shoqeria civile"

E perditshmja ALBANIA analizon rivalitetin e kandidaturave qe konkurojne per postin e kryetarit te PS ne 12 dhjetor ne artikullin me titull: "Meidani dhe akademizma". "Rexhep Meidani nuk e ka staturen e Edi Rames. Mund te jete shume me akademik se ai, mund te jete shume me "profesor", shume me politikan ne llojin e tij, madje mund te kete edhe me shume mbeshtetje ne strukturat e larta te PS. Por te gjitha keto nuk e barazojne aspak me populistin Edi Rama. "Natyra e qete" politike e Meidanit te jep prehje. Por kjo do te ishte shume e vlefshme ne vendet nordike. Ndersa Shqipersie i duhet "nje natyre e rremujshme", alla Pikaso, sic eshte Edi Rama".

"Meta: Do rrezojme Nanon tek buxheti" eshte titulli i madh me te cilin hapet sot TEMA. "Deklarate befasuese e Ilir Metes mbreme ne TV ALSAT . Ish- kryeministri Meta ka paralajmeruar Nanon se do te votoje kunder buxhetit te hartuar nga Ministria e Financave, duke perdorur kete votim si nje tjeter mjet per ti bere presion kryetarit socialist. Buxheti duhet te ishte paraqitur ne Kuvend me 20 nentor" Sipas nje shenimi ne faqen e politikes se kesaj gazete, Meta " ka akuzuar menyren se si eshte ndertuar ky buxhet dhe ka thene se grupi i mbeshtetesve te tij nuk mund ta japin voten per shume aresye."

  • Data 25.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As40
  • Data 25.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As40