Shtypi në Shqipëri | Studimi në Gjermani | DW | 26.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi në Shqipëri

"Nano: Rikompozim i Qeverise" eshte titulli i madh me te cilen hapet sot KORRIERI , duke ju referuar mbledhjes se mbremshme te kryesise se PS. "Kryesia e PS ka vendosur rikompozimin e qeverise perpara kongresit te 12 dhjetorit. Ne mbledhjen e djeshme te kupoles roze eshte vendosur qe rikompozimi te preke jo vetem 2 vendet bosh, ate te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe te Rendit Publik, por dhe kater dikastere te tjera. Duke perdorur keshtu skemen "2 plus 4". Ministrite e tjera, te cilave pritet t’u nderrohet titullari nuk jane specifikuar ende, por sidoqofte zhurma rreth te larguarve te mundshem ka startuar. Megjithate kryesia e PS nuk ka patur asnje diskutim rreth ndonje emri te pervetshem, qe mund te zere poste ministrore", shkruan mes te tjerave ne faqen e politikes kjo gazete.

"Rikompozimi, mashtrim i rradhes", shkruan me germa te medha ne faqen e pare e perditshmja tjeter KOHA JONE . "Vendimi i kryesise se PS shenon ne kete menyre realizimin e nje vendimi ne favor dhe ne sherbim te kryetarit socialist Nano. Ky vendim eshte hap i nje procesi te ri, pse jo me leverdi per kohen qe i jep zotit Nano, per te fituar ne kuader te pergatitjeve dhe fushates se tij si kandidat- kryeminister per kryetar partie. Oponentet e tij natyrisht qe do jene edhe me shume skeptike per kete hap pasi ata prej kohesh kane denoncuar strategjine zvarritese te zotit Nano per te perdorur postin e tij kryeministror ne favor te rikandidimit per kryetar partie" shkruhet ne faqen e politikes.

"Politikane pa moral, gjoba biznesit", citon SHEKULLI ne faqen e aktualitetit, kryeministrin Nano, i cili ka folur dje para nje grupi biznesmenesh ne Tirane. "Ky progres i juaji me konfirmon konkluzionin se e ashtuquajtura "Shqiperi virtuale" e krijuar nga disa pispinjolle mediatike, apo politikane pa moral, shpesh miope dhe diletante eshte shume larg nga "Shqiperia reale" qe ju po ndertoni. Une besoj se dhe ju ka bezdisur deri dje kjo lloj opozite e zhvillimit qe nuk merr parasysh ate qe ju krijoni me pune te ndershme, e cila pervec te tjerave shfaqet dhe si sadomazokiste, sepse harron qe duke deklaruar vetem nje realitet te erret, ne fakt fsheh dhe mireqenien e vet, qe sidomos eshte krijuar me gjoba dhe sponsorizime klienteliste"

TEMA nga ana e saj ja kushton editorialin e sotem protestave qe ka nisur opozita ne kryeqytet. "Ndjeshmeria e presidentit dhe kryeministrit ndaj protestave perseri eshte nje keqkuptim i madh. Ata ne vend qe te frenojne aresyen madhore te protestave, nxitojne te shpikin mekanizma artificiale per te zgjidhur krizen qeveritare, e cila nuk eshte shkaku qe ka nxjerre ne rruge opoziten. Opozita ka dale ne rruge pasi Ilirian Celibashi dhe Deshira Subashi ngriten pese here rresht doren per te votuar nje Kod te Ri Zgjedhor vetem qe te shpallej fitues Edi Rama, dhe pasi KQZ e drejtuar prej ketij binomi, la qindra mijera qytetare shqiptare jashte listave te votuesve. Mjafton votimi i 12 nentorit ne KQZ qe presidenti, kryeministri dhe prokuroria te ishin mbledhur me urgjence ne emer te stabilitetit te vendit, pasi pese duar te ngritura lart, menjanuan parlamentin dhe presidentin dhe bene nje ligj te ri, i cili nuk respekton voten e qytetareve"

  • Data 26.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3y
  • Data 26.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3y