Shtypi në Kosovë | Studimi në Gjermani | DW | 10.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi në Kosovë

"Standardi final per Kosoven jane shtetesia dhe pavaresia". Eshte ky konstatim me te cilin qelet veshtrimi autorial I analistit amerikan , Janosz Bugajski, botuar ne "Kohen Ditore" e ku artikullshkruesi shkruan se "Perkohesisht, UNMIK-u ka leshuar nje liste te kritereve qe do te nevojiten per tu permbushur para se te jetesohet zgjidhja perfundimtare. Cfaredo qe te jene plusat dhe minusat e strategjise politike te imponuar nga nderkombetaret, eshte me rendesi qe te vleresohet zbatueshmeria e dokumentit te OKB-se dhe si mund te forcoje kjo rrugen e Kosoves drejt sovranitetit".

Bugajski komenton se "Shume serbe lokale e shohin dokumentin e OKB-se si fillim te rruges kaha pavaresia e Kosoves dhe kane refuzuar cdo hap qe shpie ne ate drejtim". Analisti amerikan konsideron se " Kundershtimi I tyre duhet te adresohet seriozisht nga ana e UNMIK-ut, qofte ne menyre aktive apo pasive. Nese pakica nuk I pranon parimet e rregullave demokratike te nenvizuara nga OKB-ja, atehere ajo perjashton veten nga procesi I standardeve dhe viktimizon veten".

Ne te njejten kohe, sic veren Bugajski, " kjo do te shpjere gabimisht kah fajesimi I shumices qeverisese per mosperfshirjen e sektoreve te shoqerise kosovare, qe nuk duan te perfshihen".
Tema nderkaq, e dialogut Kosove - Serbi, serish sot eshte rikthyer ne faqet ballore te shtypit te ketushem.

"Zeri" I rikujton lexuesit se "Brenda 11 muajve te kaluar tri here rresht Beogradi ka qene pergjegjes per shtyrjen e ketyre bisedimeve. Ky fakt asnjehere nuk eshte konstatuar ne Prishtine (UNMIK) dhe ne kryeqendrat perendimore". Nga ana tjeter, gazeta veren se " si e paramendon Administrata nderkombetare rinisjen e dialogut, I cili eshte nje prej standardeve per Kosoven, derisa politikanet serbe te Kosoves refuzojne te marrin pjese ne grupet punuese per permbushejn e standardeve dhe paraqesin parakushte me te cilat synohet te prejudikohet statusi final I Kosoves"? Me ne fund, sipas gazetes ne fjale, "rezultati I zgjedhjeve te 28 dhjetorit ne Serbi paralajmeron probleme te medha per Qeverine e Kosoves e assesi jo nje dialog frytdhenes".

"Epoka e Re" gjithnje ne temen e siperpermendur citon kryeministrin e Kosoves, Bajram Rexhepi te kete thene:"Deputetet serbe, ose me Prishtinen ose me Beogradin".

"Bota Sot" duke I hedhur nje analize rezultateve te zgjedhjeve te paradokohshme ne Serbi dhe reflektimeve te mundeshme ne ceshtjen e Kosoves analizon se " Sado qe xhinxhiqet dhe koshtunicat e projektuan mjeshterisht planin defansiv serb per ta vene ne lajthitje diplomacine evropiane, dhe ate boterore pergjithesisht, nuk paten force ta kamuflojne mentalitetin e ndryshuar serbe ne raport me Kosoven". "Ky mentalitet I ndryshkur, I shperfaqur ne keto zgjedhje" gjithnje sipas "Botes Sot" :" eshte fati yne qe te mos lajthiten me qendrat nderkombetare te vendosjes per mundesine e demokratizimit te Serbise".
  • Data 10.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As36
  • Data 10.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As36