Shtypi Kosove | Studimi në Gjermani | DW | 10.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi Kosove

"Kosova duhet ti kete standardet e veta pa ia imponuar askush. OKB-ja ka ardhur ne Kosove per te ndihmuar e jo per te sunduar". Keshtu shkruhet ne numrin e sotem te "Kohes Ditore", gjithnje ne temen OKB-ja dhe Evropa ne Kosove, per te vecuar me tej konstatimin se "Dy ceshtje substanciale e determinojne nje gabim ose deshtim te faktorit nderkombetar ne kosove". E para,"eliminimi ose mosperfillja e pakuptimte e faktorit vendor nga faktori nderkombetar dhe injorimi I kapaciteteve dhe aftesise se ketij faktori per vte ndikuar e kontribuar qe proceset te marrin rruge e kahe te duhura". E dyta,"miopia politike ose mosnuhatja e imponimit te nje krijese te improvizuar me plot te panjohura nga OKB-ja qe u instalua ne Kosove, nga ana e kreut kosovar, qe krijoi kushte dhe hapesire per veprime iracionale, por edhe pa precendence ne bote"? Nga ana tjeter, autori veren se "Periudha e "Administrimit transitor", qe ishte dashur te ishte tre vjet, vazhdon panderprere". Nderkohe qe "U hodhen ne opcion shume sfida e " nderskamca", por oferta dinake, qe nis e sos paten per qellim brumosjen e qellimeve dhe aspiratave te vendoreve, dhe zgjatjen e " funksioneve te rezervuara", qe I kushtuan shtrenjte botes, por me se shumti deme I sollen Kosoves". Gjithnje ne temen e permbushjes se standardeve dhe te pavaresise se Kosoves, "Bota Sot" pasi vlereson se "Kosova ka rastin per te ndertuar institucione funksionale demokratike", me tej terheq verejtjen me konstatimin se :" deri ne fazen kur do te fillojne negociatat per statusin final te Kosoves, bashkesia nderkombetare bashke me institucionet e Kosoves jane te interesuara per te ndertuar nej vend funksional, me institucione te qendrueshme demokratike, qe ka per baze ligjin e se drejtes dhe ku pakicat te realizojne te drejtat e tyre. Sa me pare qe te arrihen keto, aq me afer eshte pavaresia e Kosoves," vlereson "Bota Sot". "Zeri" duke riaktualizuar ceshtjen e lidhjes midis partive kryesore politike shqiptare dhe Qeverise se Kosoves, e cila u krijua ne baze te marreveshjes se LDK-se, PDK-se dhe AAK-se, fillimisht vlereson se kjo lidhje "te shumten e rasteve nuk ka funksionuar si duhet. Jane verejtur, zakonisht, dy forma te komunikimit, midis partive dhe Qeverise. Ajo e para ka shquar subordinimin e plote te Qeverise ndaj udheheqesise partiake. Ne te dyten, kur eshte dashur te merren vendime te veshtira, si ta zeme ai qe kishte te bente me bisedimet e Prishtines me Beogradin, Qeveria lihej qe vete te vendoste cfare duhet te beje, ashtu qe partite te mos pesojne nga qendrimi I Qeverise". "Zeri" analizon se " Nje autonomi e Qeverise pra ishte e mundur vetem atehere kur partite vleresonin qe kreu I pushtetit vendor pashmangshem do te detyrohet te marre vendime diskutabile per fatin e saj. Ne ato raste rezonohej ne kete menyre:Nese dikush duhet te demtohet, ose edhe te fundoset, le te jete kjo qeveria". Ndersa "Kosova Sot" ne faqen e pare, gjithnje duke iu referuar prononcimit te Rada Trajkoviqit, njofton se, deputetja e siperpermendur e koalicionit serb "Kthimi" terhiqet nga Parlamenti I Kosoves.
  • Data 10.02.2004
  • Autor Agim ZOGAj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2Q
  • Data 10.02.2004
  • Autor Agim ZOGAj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2Q