Shtypi Kosova | Studimi në Gjermani | DW | 06.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi Kosova

"Ne debatin per Kosoven po kalohet pragu psikologjik I pergatitjes per pavaresi, tashme me disa skenare".Keshtu, nder te tjera vleresohet ne veshtrimin me titull "Parapergatitja per statuset e pavaresise", botuar ne numrin e sotem te "Kohes Ditore". Artikullshkruesi analizon se "Skenari I pare eshte ai I pavaresise se plote, por pa menaxhim te duhur te procesit qe duhet te shpjere ne kete pike, e kjo do te thote pa I rregulluar qofte marredheniet nderetnike, qofte ato me bashkesine nderkombetare…Skenari I dyte eshte ai I pavaresise se cunguar te Kosoves, me crast do te pavaresohej pjesa me e madhe e territorit te saj, ndersa pjesa tjeter, e kontrolluar ne shumice nga serbet do te binte ne sovranitetin serb".

Dhe, skenari I trete, sipas "Kohes Ditore", "ai I pavaresise se menaxhuar me UNMIK qe do te ishte nje variant ku kosovaret do te kishin me shume kompetenca se sot, por vendimet ende do te ishin ne duart e UNMIK-ut, gje qe do te prodhoje vetem nje shtet jofunksional, perkatesisht te deshtuar".

Rasti I Marie Fucit edhe sot eshte ne faqet e para te shtypit te ketushem. Lidhur me kete "Zeri" nenvizon se "Rasti Fuci, pra, dashte e pa dashte, e ka ndermend ti qese ne shesh, ne trajten me transparente, me te dukshme, rrenjet e njemendeta te mosmarrevshjeve midis UNMIK-ut dhe pushtetit vendor. Po te kishte mend dhe vullnet te njera dhe tjetra pale, ky shembull madje do te mund tu hapte udhe raporteve te reja midis nderkombetareve dhe vendoreve, te cilat", sic komenton "Zeri", " do te duhej te mbizoteroheshin prej kuptimit te njeri - tjetrit dhe, mbi te gjitha, te respektimit te interesave te Kosoves. Njeri prej tyre eshte vazhdimi I menjehershem I privatizimit. Por, thene sinqerisht, nuk ka shenja qe do te nxirret mesimi prej ketij pesimi".

Pasqyren e shtypit te Kosoves , e vazhdojme me thekse nga intervista e ekpertit per Ballkanin, Patrick Moore, I cili per te perditeshmen "Bota Sot" ka deklaruar se " Une jam dakord se standardet qe I jane vene per tu plotesuar Kosoves, nuk I jane kerkuar Sllovenise, Kroacise, Serbise dhe te tjereve. Por fakti qendron se me apo pa pelqimin tone, komuniteti nderkombetar deshiron qe kosovaret te provojne se ata jane te gatshem per pavaresi. Askush nuk pret nga kosovaret ta transformojne brenda nates vendin e tyre ne nje Zvicerr tjeter, por", shprehet me tej Moore " ka hapsira ku progresi duhet te behet".

Ai ndersa konkludon se "E ardhmja e Kosoves eshte perfundimisht ne duart e vet kosovareve. Qe te gjithe jane duke vezhguar me kujdes per te pare se si do te veprojne ata".

Ndrrojme teme, me gazeten "Kosova Sot" e cila ne lidhje me zgjedhjet parlamentare te ketij viti analizon se "Partia e Thacit dhe ajo e Haradinajt paralajmerojne se do te kete emra te rinj ne listat e tyre te kandidateve, nderkohe qe edhe programet e tyre elektorale duket se do te pesojne ndryshime. Nderkaq, partia e Rugoves do te marre propozime ne baze per kandidatet e rin j te mundshem".

  • Data 06.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2S
  • Data 06.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2S