1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman

23 Dhjetor 2003

Refuzimi për shërbimin ushtarak të ushtarëve elitë në Izrael / Alarm kundër terrorizmit ne SHBA-te

https://p.dw.com/p/As3I
Vendimin e ushtarëve izraelit e komenton Frankfurter Allgemeine Zeitung si vijon: „Megjithëatë është me vlerë, që 13 pjestarë të njësive elite të ushtrisë se Izraelit nuk dëshirojnë më të marrin pjesë në aksionet, të cilat godasin të drejtat e njeriut të palestinezëve. Ndoshta ka edhe shumë ushtarë të tjerë, të cilët mendojnë njësoj si këta, por që nuk kanë kurrajo të vendosin hapur siç mendojnë. Duhet vlerësuar si trishtuese, kur këto lloj dyshimesh në radhët e palestinezëve vlerësohen si „tradhëti“, sidomos nëse ato do të shfaqeshin publikisht. Udhëheqësi i i org.Hamas, Shaih Jasin, i beson kryeministrit izraelit Sharon fare pak, për aqë sa Sharon i beson atij. Këto pozicione do të vazhdojnë të mbeten si të tilla.“ Për të njëjtën teme gazeta e Berlinit „Neues Deutschland“ shkruan: „Edhe pse ende janë pakicë, ky qëndrim refuzues është pjesë e vetëdijes se shoqërisë izraelite. Për strategët ushtarak izraelitë, viktimat civile në anën palestineze, janë praktikë e akceptueshme, ndërsa për shtresa të popullsisë, një pasojë e paevitueshëm për përmirësimin e sigurisë vetiake. Këtë mendim e kanë hetuar refuzuesit. Përmes dhunës kundër civilëve nuk mund të dilet nga spiralja e dhunës. Kush mbjellë urrejtje, do të korr urrejtje.“ Gazeta „Wetzlarer neue Zeitung“ mendon: „Ushtarët ndjehen të keqpërdorur në shërbimin e tyre ushtarak. Prandaj, do të duhej të diskutohej për këtë tematikë në shoqërinë izraelite që të arrihet përfundimisht te një zgjidhje. Por Izraeli zyrtar vazhdon që t'i injorojë ushtarët që vendosin të respektojnë ndërgjegjën e tyre. Refuzimi më i ri i ushtarëve izraelitë është një dëshmi deshtimi për qeverinë e Sharonit.“ Në gazetën e Këlnit „Express“ lexojmë: „Megjithë respektin për nevoja speciale të sigurisë se Izraelit, refuzimi i ushtarëve për të mos zbatuar urdhërat ushtarak na rikujton se Izraeli vazhdimisht nuk ju përmbahet rezolutave të OKB-së, para se gjithash sa i përket politikës se kolonizimit, duke mos ju përmbajtur kështu as të drejtës ndërkombëtare. Vendimi i ushtarëve meriton respektin tonë, meqë kushdo e di, se ky qëndrim kurajoz për të drejtat e njeriut, atyre do t’ju kushtoj me humbje të vendit të punës dhe karrierës.“ Me alarmimin kundër terrorit në Sh.B.A. merret gazeta e Rostock-ut „Ostsee-Zeitung“: „Alarm i shkallës se dytë (ngjyrë portokalli) në Sh.B.A. Kjo po ndodh në prag të Krishtlindjes, kur oksidenti po përgatitët të kaloje duke medituar këto ditë paqësore. Kjo nuk duhet t’i shqetësoj vetëm amerikanët. Al Kaida, ky rrjet i shpërbërë terrorist, duket sa ka mundur të riorganizohet. Dhe sulmet po i afrohen Evropës, siç ishin sulmet e fundit ndaj sinagogeve në pjesën evropiane të Stambollit. Sigurimet e fshehta e kanë mesuar leksionin e tyre, prandaj shenjat kërcenuese si ato të para 11 shtatorit, më nuk do të injorohen.“ Ngjashëm lexojmë edhe në gazetën „Straubinger Tagesblatt“: „Ngaqë internacionalja islamike e krimit parapelqen, nëse ia del, që të sulmoj caqet simbolike në ditët e festave , atehere koha para Krishtlindjes është e shoqëruar me rreziqe. Tentimi i dështuar për sulm në tregun e Krishtlindjes në Strasburg në vitët e 90-ta dhe njoftimet për rrezikim që publikoi ministri amerikan i mbrojtjes se atdheut, Tom Rixh, duke tërhequr vërejtjen për ato që kanë ndodhur më 11 shtator 2001,e quan te drejtë shpalljen e gjendjes se alarmit të shkallës se dytë. Edhe këtu nuk do të duhej të nënvlevtësohej rreziku që tani duke se është në (ajër).“