Shtypi gjerman për ngjarjet në Luginen e Preshevës | Studimi në Gjermani | DW | 11.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për ngjarjet në Luginen e Preshevës

Zhvillimet ne Luginen e Presheves,vrasja e nje femiu shqiptar bene qe serish keto dite ne faqet e shtypit te rikthehen temat nga rajoni.

Situata ne Presheve nga vezhgues te ndryshem vleresohet si e tensionuar.Politikanet e ketij rajoni kane miratuar nje rezolute ku kerkohet instalimi i forcave nderkombetare .Nga Beogradi per ne rajonin e Presheves arriti per vizite ministri per ceshtje te pakicave,nje musliman ne qeverine serbe. Ai ka terhequr verejtjen nga mundesia e intrumentalizimit politik te ngjarjes.
"Frankfurter Rundschaa" ne artikullin "Shqiptaret kerkojne terheqjen e trupave serbe" informon per ngjarjet e fundit ne Luginen e Presheves.Ndersa, ne komentin me titull " Frika nga eskalacioni" kjo gazete shkruan se ne Ballkan serish degjohen tone alarmi.Por, kesaj radhe ne pjesen e Presheves,e banuar me shumice shqiptare, ne jug te Serbise.Vrasja e femiut shqiptar ne zonen kufitare nga ushtaret kufitar serbe, ka shtyre shqiptaret e zemeruar te kerkojne demilitarizimin e ketij rajoni.
Beogradi ka perforcuar pranine ushtarake permes dy batalioneve duke e cilesuar si mase e sigurise.Mirepo, te shqitparet kjo eshte kuptuar si nje provokim.Tani eshte brenge e madhe nga eskalimi ardhshem.Ajo qe po ndodh ne Luginene Presheves tregon se sa urgjente eshte perkushtimi per statusin e Kosoves,shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau",dhe shton se bashkesia nderkombetare duhet ta beje te qarte se politika e stimulimit te zjarrvenjes nuk do te shperblehet.
Nderkaq, gazeta e Vienes "Die Presse" shkruan se serbet nuk paten paqe as ne kohen e krishtlindjeve ortodokse. Vdekja e nje shqiptari bene tregon se sa larg eshte Serbia ne zgjidhjen e problemeve.Ministri serb mbrojtjes ka marr ne mbrojtje ushtarin qe vrau te riun shqiptar, me arsyetim se ai i eshte permbajtur rregullave.Eksperti serb per ceshtje te pakicave Dushan Janjic ka thene se nese nuk do te intensifikohen bisedimet politike brenda dy muajve, kam frike se do te kete probleme serioze ne Luginene Presheves.
  • Data 11.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxF
  • Data 11.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxF