1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për rajonin e Ballkanit

Permblodhi: Anila Shuka6 Qershor 2005

Publikimi i videos së Srebrenicës, intervistë me kryedeministratorin e Kosovës Petersen dhe me eurodeputeten Doris Pak

https://p.dw.com/p/ArvD

"Që nga rrëzimi i Miloshevicit... dhe vrasja e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç... nuk ka pasur ngjarje tjeter qe ta kete vene kaq shume ne levizje opinionin serb, si një videofilm dhjetëvjeçar," - konstaton korrespondenti nga Beogradi i së përditshmes gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", në një artikulll të boutar në faqen e parë të numrit të sotëm të kësaj gazete. Artikulli mban titullin: "Jo Hollivud, por e vërtetë brutale" dhe përshkruan jehonen shokuese dhe skeptike që ka lënë në Serbi një video e xhiruar nga Srebrenica, ku forcat speciale serbe "Skorpione" ekzekutojnë myslimanë boshnjakë pasi i kanë torturuar.

Po në këtë gazetë është botuar një bisedë e zhvilluar me kryeadministratorin e Kosovës e Sëren Jesen Petersen. Ky thotë mes të tjerash, se rezultati i raportit të ambasadorit norvegjez në Nato, Kai Aide, është i hapur. Ai paralajmëron gjithashtu qeverinë provizore të Kosovës, që të mos e përdorë zbatimin e standardeve vetëm si instrument për të arritur synimin për zgjidhjen e shpejtë të statusit përfundimtar. Petersen ka thënë, se gjatë vizitave të tij nëpër vende të ndryshme të Evropës, ka vënë re, se nuk ekziston ndonjë dëshirë e veçantë për të organizaur një konferencë të re për Ballkanin, si Dejtoni apo Rrambujeja. Petersen ka thënë gjithashtu, se pret që raporti i Aides të dalë në fund të gushtit. Ai thotë, se një perspektivë konkrete evropiane, do t’ia bënte më të lehtë rajonit që të pranojë kompromise.

Kryetarja e delegacionit për Ballkanin Perëndimor, Doris Pak, nuk beson se statusi i Kosovës do të zgjidhet qysh brenda këtij viti. Në një intervistë dhënë gazetës "Frankfurter Rundschau" politikanja e Unionit Popullor Evropian, thotë se në Kosovë nuk janë plotësuar standardet. Ajo shpreh shqetësim për faktin që "Ldk-ja dhe pdk-ja kanë shërbimet e tyre të fshehta, gjë që ua bën të vështirë jeten njerzve dhe mban gjithçka nën kontroll." Por për këtë Pak ia vë fajin edhe zvarritjes së procesit të përgjithshëm në Kosovë, që ka sjellë deri tek "krijimi i strukturave ilegale".