Shtypi gjerman mbi zhvillimet ekonomike në vend dhe vizitën e kancelares Merkel në Rusi | Studimi në Gjermani | DW | 28.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi zhvillimet ekonomike në vend dhe vizitën e kancelares Merkel në Rusi

Rrjedhat më të reja në ekonominë gjermane dhe takimi i kancelares Merkel me presidentin Putin në Tomsk të Siberisë, janë dy temat kryesore të shtypit të sotëm gjerman.

Agjensia e punës në Halle

Agjensia e punës në Halle

Që nga fillimi i aleancës së tyre, dy partitë më tëmëdha në koalicionin qeveritar CDU-CSU dhe SPD, janë duke zhvilluar një politikë të emëruesit të vogël të përbashkët, e cila ka çmim të shtrenjtë sepse në çështjet e shumta esenciale këto parti arrijnë me vështirësi marrëveshe, gjë që qytetarëve po uk ushton shtrenjtë, shkruan "Berliner Zeitung".

Ndërsa gazeta "Neue Osnabrücker Zeitung" duke komentuar paralajmërimet premtuese për zhvillimin e ekonomisë gjermane, vlerëson se parë në aspektin global ekonomia gjermane vazhdon të mbetet e dobët. Në përmasa botërore prapambejta ekonomike është dy herë më e madhe se ajo brenda vendit. Rritja ekonomike në vend, vetëm1.8 përqind, është shumë e vogël për të zgjidhur problemet strukturore. Ashtu si edhe më parë, njerëzit në Gjermani vazhdojnë të humbasin vendet e punës. Kjo rënie e konjukturës duhet t’i shërbejë qeverisë si fakt për ndalimin e këtj zhvillimi në ekonomi. Qytetarët janë të gatshëm për më shumë kontribut dhe më shumë mbështetje të reformave në vend, nëse në këtë rast kihet parasysh edhe ekulibri social. Mirëpo, politika vazhdon ende të veprojë me shumë vështirësi, që t’i kuptojë rezultatet e anketave si një lloj oferte për ndryshime.

"Hamburger Abendblatt" duke komentuar temën ek onjukturës ekonomike në vend shkruan se ështër ast i rrallë që Gjermania të shënojë sërish lëvizje ekonomike, dhe sindakatat janë duke hezituar t’ijapin vrull kësaj lëvizjeje dhe vazhdojnë me tempon e humbjes, prandaj është e nevojshme që qeveria në Berlin tën dëmarrë më shumë në trendin e ripërtëritjes në sferën e shëndetësisë, tatimeve, familjes dhe politikës së tregut të punës. Kjo do të ishte me shumë më tepër rëndësi sesa emëruesit e vegjël të përbashkët, të arritur nga koalicioni aktual qeveritar. Shance nuk duhet të humbasin, sepse një shanc i dytë nuk mund të vijë kaq shpejt.

Gazeta "Bild" duke e komentuar të njëjtën temë shkruan, se më në fund erdhi pranvera për ekonominë gjermane. Numri i të papuneve ulet, rritja vërehet dhe motorri i konjukturës lëviz si me tetë cilindra.

Një temë tjetër me të cilët merret shtypi i sotëm gjerman është edhe komentimi i takimit Merkel -Putin.

"Recklinghäuser Zeitung" shkruan se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe kancelarja e Gjermanisë Angele Merkel, i përshkruajnë bisedimet e tyre ne Tomsk të Siberisë si të jashtëzakonshme dhe intensive e të hapura, atëherë ky është një shanc.

Ndërsa sipas gazetës "Schwäbische Zeitung", kancelarja Merkel po tregohet si fleksibile ashtu edhe partnere e hapur për bisedime, por në të njëjtën kohë sovrane ç’ka përkon me natyrën e saj si fizikante. Dhe kështu u tregua ajo me Vladimir Putinin në temat për rindërtimin e Afganistanit dhe aktet terroriste në Egjipt. Në bisedat me Putinin, Merkel shprehu shpesh mendime të tjera nga ato të tij dhe kjo nuk është ndonjë mrekulli. Me rëndësi është qëdiferencat janë shprehur haptazi.

"MärkischeOderzeitung" shkruan, se në raport me Rusinë duhet të ruhet reciprociteti. Zgjerimi i veprimtarisë së Gazpromit në Evropën Perëndimore mund të bëhet vetëm me angazhimin e firmave perëndimore të energjisë në Rusi. Por edhe në këtë rast ruhet pabarazia, sepse Gazprom nukështë vetëm një koncern, por është edhe një dorë e zgjatur ekreut politik rus.

Duke komentuar takimin e Merkelit me Putinin gazeta "Mitteldeutsche Zeitung" shkruan se pavarësisht se kush është kancelar në Gjermani, potenciali i konfliktit vazhdon të mbetet i madh. Viteve të fundit Rusia ka krijuar një ego të fuqishme. Putini e ka stabilizuar vendin. Rritja e eksportit të energjisë po i sjell vendit pasurim. Dhe kreu i Kremlinit, i vetëdijshëm për këtë, po e shfrytëzon pozicionin e ri si perandor energjitik për të ushtruar presion mbi shtetet tjera.

  • Data 28.04.2006
  • Autor Islam Spahija
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqD
  • Data 28.04.2006
  • Autor Islam Spahija
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqD