Shtypi gjerman mbi marrëveshjen atomike mes ShBA-së dhe Indisë | Studimi në Gjermani | DW | 03.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi marrëveshjen atomike mes ShBA-së dhe Indisë

Një temë mjaft e komentuar në shtypin e sotëm është ujdia që u arrit në Nju Deli lidhur me marrëveshjen atomike, gjatë vizitës së presidentit të ShBA, Xhorxh Bush.

George Bush tek Kryeministri Indisë, Manmohan Singh

George Bush tek Kryeministri Indisë, Manmohan Singh

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "...

India më së voni qysh prej përpjekjeve atomike për qëllime ushtarake në vitin 1998, ka qenë e izoluar sa i përket politikës atomike dhe e ndëshkuar me sanskione. Ky qëndrim ish vendosur prej qeverisë dhe kongresit në Uashington në valën e masave për të penguar përhapjen e armëve atomike. Bushi, faktikisht e pati njohur vitin e kaluar Indinë si fuqi atomike, për arësye strategjike dhe ekonomike si dhe duke pranuar faktet. Ai ka fokusuar tani bashkëpunimin atomik, në rast se India komplekset civile atomike ia nënshtron kontrolleve ndërkombëtare. Për këtë ka rënë dakord qeveria në Nju Deli. Kjo nuk është pak për një elitë me nevojë të madhe për prestigj dhe për një shtet, që nuk e ka pranuar marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore...", shkruan "Frankfurter Allgemiene Zeitung".

Duke iu referuar rivalit atomik të Indisë, Pakistanit e përditshmja e Magdeburgut "Volksstimme" shkruan:

"Marrëveshja me Indinë bart rrezik edhe për politikën e antiterrorit të ShBA. Pakistani menjëherë mund të kërkojë të trajtohet në mënyrë të ngjashme. Nisur nga ajo që ky vend është aleati kryesor i ShBA në luftën kundër terrorizmit, qeveria e Bushit nuk do të mund t´i shmanget lehtë kësaj kërkese. Gjithashtu marrëveshja bart rrezik në grindjen atomike me Iranin. (...) Bushi duhet të ketë qëllime të forta përse i merr parasysh të tilla rreziqe. Dy arësye duken sheshit. Së pari: marrëveshjen e pasojnë biznese të majme. Së dyti: Bushi do të jetë në radhë të parë i interesuar që India të forochet si një kundërpol i Kinës, e cila gjithnjë e më shumë po perceptohet si një kërcënim për ShBA. Mesazhi më i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është: epiqendra dhe pika kyçe e politikës së ShBA për Azinë është Kina", vëren "Volksstimme".

"Lübecker Nachrichten" duke komentuar të njëjtën temë i referohet grindjes me Iranin:

"Eshtë e vërtetë, se Bushi përpiqet të jetë një politikan real që tek e fundit pranon atë që s´mund të kthehet më pas. Megjithatë shtrohet pyetja, si ka mundësi që ushtrohet kaq shumë kritikë kundrejt Iranit, që deri tani jo vetëm nuk e ka nënshkruar, por edhe e ka injoruar marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore. Në debatet për programin atomik të Iranit, presidentit iranian Ahmedinexhad nuk do t´i shpëtojë kjo goditje propagandistike nga Shtëpia e Bardhë. Sepse me këtë atij që ende s´ka armë atomike i përforcohet edhe më shumë mendimi, se Uashingtoni do ta pranojë dikur një fuqi atomike egzistuese", analizon "Lübecker Nachrichten".

"Ostsee Zeitung", gazeta e Rostokut komenton: "Pas testit të parë bëthamor në vitin 1974 India për disa dhjetë vjeçarë u izolua në politikën atomike. Tani vjen shtrëngimi historik i duarve për më shumë bashkëpunim në një sektor delikat të politikës. Një gjë e tillë do të kirjojë turbulli në botë. Për herë të parë publikisht një shteti, që injoron marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore të nënshkruar nga 188 vende, i ofrohet teknologji në sektorin bërthamor. Kjo është më mirë se sa mbajtja në fuqi e izolimit dhe sanksioneve, që forcojnë edhe më shumë ndjejnjën e kundërshtarit. Për më tepër që qysh nga viti 1998 me testin bërthamor është realitet India si fuqi atomike. Ndaj ajo nuk duhej injoruar asnjehërë", shkruan "Ostsee Zeitung".

  • Data 03.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr7
  • Data 03.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr7