Shtypi gjerman i së martës | Studimi në Gjermani | DW | 09.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës


Një ligj i qeverisë gjermane që synon të ndalojë diskriminimet e të gjitha llojeve, diskutimi për futjen e detyruar të uniformave në shkollat gjermane si dhe tema të politikës evropiane u interesojnë sot më tepër komentatorëve të shtypit gjerman.

Në temat evropiane analisti i gazetës HANDELSBLATT ndalet në Kushtetutën Evropiane:

"Barroso kërkon të bëjë me guxim ndryshime në marrëveshjet e BE për t'i siguruar asaj më shumë kompetenca në politikën e brendshme dhe atë të drejtësisë. Argumenti i tij: nëse BE ofron në fusha kaq të rëndësishme veprimi si luftimi i terrorizmit dhe kriminaliteti i organizuar zgjidhje konkrete, atëherë qytetarët nuk do t'i kthejnë atij më kurrizin. Kjo ide mund të jetë e drejtë, por nuk të çon asnjë hap përpara. Sepse portugezi prek një pikë nga kushtetuta evropiane duke minuar kështu të gjithë projektin. Mbledhje stafidhesh e quan qeveria gjermane këtë metodë."

BERLINER ZEITUNG i intereson gjendja në Francë:

"Në bazë të anketimeve, Villepin është kryeministri më i padashur i Republikës së Pestë, të themeluar në vitin 1958. Shiraku, prej 11 vjetësh në post, është për nga prestigji më poshtë se kurrë. Eshtë për t'u druajtur që francezët të mos u kthejnë kurrizin vetëm aktorëve kryesorë që kujdesen vetëm për veten e tyre dhe ruajtjen e pushtetit, por edhe partive të mëdha të Qendrës. Në këtë drejtim mund të shihet vetëm pozitivisht që socialistja Segolene Royal dhe Nikolas Sarkozi kanë gjetur dy kandidatë potencialë për postin e presidentit, të cilët personifikojnë ndjenjën e përhapur kudo kështu-nuk-mund-të-vazhdohet-me. Ata përfaqësojnë shumë bindshëm një stil të ri. Freskuese pranë qytetarëve tregohet njëra, pragmatik dhe me mëngë të përveshura tregohet tjetri."

Në një numër të madh gazetash gjermane trajtohen përpjekjet e qeverisë gjermane për miratimin e një ligji të barazisë:

OSTTHÜRINGER ZEITUNG që botohet në Gera shkruan:

"Ligji i trajtimit të barabartë është një tabelë "ndal" e shtetit. Ai nuk toleron, që në punë e në biznes njerëzve t'u hahet haku ose të spostohen, sepse kanë moshë të vjetër, janë me të meta ose kanë një ngjyrë të supozuar të gabuar të lëkurës. Në kufirin e tolerancës, që ka si rrjedhojë barazi më të madhe armësh para gjyqit mund ta dallosh një shoqëri civile."

GENERAL-ANZEIGER e Bonit shprehet me tone kritike për përmbajtjen e projektligjit:

"Ligji antidiskriminim, tek i cili po kthehet tani me mundim koalicioni i madh është një shembull i mirë për politikë të keqe. Fillimisht në Bruksel. Kësaj i shtohet një trashëgimi e koalicionit midis socialdemokratëve dhe të gjelbërve. Ky koalicion ndërmori përpjekjen e parë për ta rrëzuar këtë ligj, duke e qethur atë mjaft. Tani të Gjelbrit janë jashtë loje, të Zinjtë janë në lojë dhe janë tema krejt të tjera në rend të ditës, për të cilat duhet ligji antidiskriminim. Për shembull fakti që një kishë kristjane nuk rrezikon paditjen në gjyq, nëse nuk pranon të punësojë një mysliman."

Ja edhe mendimi i MINDENER TAGEBLATT në lidhje me ligjin antidiskriminim:

"Ashtu si edhe në rastin e së ashtuquajturës taksë për të pasurit, edhe në rastin e ligjit antidiskriminim bëhet fjalë me sa duket për një projekt simbol për shpëtimin e paqes së brendshme në Partinë Socialdemokrate Gjermane...Kancelarja Merkel e di shumë mirë se do të ketë nevojë për gatishmërinë për kompromis të socialdemokratëve, aq më shumë tani në rastin e diskutimit për reformën e sistemit shëndetësor gjerman."

Së fundi disa citate të analistëve gjermanë për debatin që është ndezur në Gjermani pas propozimit të ministres së drejtësisë, që në shkollat gjermane të bëhet e detyrueshme mbajtja e uniformave:

WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN që del në Mynster shkruan:

"Veshjet e unifikuara në klasat dhe shkollat, që kanë vendosur pro tyre, nuk janë pikënisje për përshtatje duke eleminuar kritikat. Përkundrazi, ato janë pikënisje për pyetjen se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në përditshmërinë shkollore, në klasë dhe në mësim. Pamja e jashtme apo personaliteti? Konkurenca për rrobat më shik, apo ndjenja e përbashkësisë? Kur mësuesit, prindërit dhe nxënësit të bien dakord për veshje të unifikuara, me këtë do të bëhej ndoshta një hap i parë, i rëndësishëm për një klimë më të mirë në klasa, por qëllimi megjithatë nuk do të jetë arritur."

Dhe së fundi WETZLAUER ZEITUNG:

"...është pa kuptim të kërkosh të fshehësh ndryshimet sociale me veshje: sepse ndryshimet vetëm mbulohen, nuk eleminohen. Kështu nxënësit nuk mësojnë si të përballen me të vërtetën."

  • Data 09.05.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arq2
  • Data 09.05.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arq2