Shtypi gjerman i së mërkurës: karikaturat për Muhametin dhe Lindja e Mesme | Studimi në Gjermani | DW | 15.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së mërkurës: karikaturat për Muhametin dhe Lindja e Mesme

Situata e krijuar në botë pas grindjes për karikaturat për profetin Muhamet dhe gjendja në Lindjen e Mesme janë tema të politikës së jashtme që prekupojnë komentatorët gjermanë.

Stajnmajer në Rramallah

Stajnmajer në Rramallah

Për temën e karikaturave: gazeta HAMBURGER MORGENPOST shkruan:

"Një fantazmë kalon nëpër Evropë. Kjo fantazmë quhet frikë. Frikë nga reagimet iracionale të kokëshkretëve islamikë. Ndaj provokimeve, ndaj kritikave dhe vetë ndaj vizatimeve satirike (si tani në rastin e karikaturistit të "Tagesspiegelit") ata reagojnë në mënyrën e tyre të njohur: me kërcënime. Dhe megjithë apelet të nisura për mirë të politikanëve për mbrojtjen e lirsë sonë të shtypit - në mediet e Evropës ekziston prej kohësh një formë e vetëcensurës, famëkeqja gërshërë në kokë. Sepse, jo vetëm karikaturistët e pyesin veten: sa larg më lejohet të shkoj, kur e shkel këtu vijën famëkeqe të kuqe? Por a duhet t'u lihet sovraniteti i shpjegimit të vendit ku kalon vija e kuqe mullave të Teheranit?"

SÜDDEUTSCHE ZEITUNG shkruan për karikaturat:

"Një ulje koke e lirisë së shtypit përballë dhunës? Jo. Asnjë organ i shtypit nuk duhet të lejojë t'i mohojnë të drejtën e karikaturës- ajo është ndoshta mjeti më efektiv i kritikës, sepse i jep të prekurit shansin të marrë pjesë në metamorfozën e kritikës në ironi dhe vetëironizim- gjithnjë ende rruga më e mirë për të fituar respekt. Problemi është një tjetër: sa më mendjengushtë të sillet me vrer dhe mbrojtje bota orientale kundër perëndimit, aq më shumë duhet të mbajë ai në këmbë mirëkuptimin për kulturën tjetër- pikërisht aty, ku Orienti nuk tregon mirëkuptim. Një detyrë që duket e pazgjidhshme."

Ja dhe mendimi i BERLINER ZEITUNG:

"Gjermanët nuk duhet të qeshin, që gazetat bulevardeske angleze i tregojnë ata parimisht si Adolfë nazistë, me helmetë, me tanke. Atyrë u duhet vetëm ta durojnë këtë. Po, karikaturistit i lejohet të pëdorë klishe. Kur ai është karikaturist i keq, ai i shpërndan klishetë; kur është karikatarist i mirë, i demaskon klishetë. Karikaturistit i lejohet të merret me luftën dhe paqen, ose me tema serioze si futbollin."


VOLKSSTIMME që del në Magdeburg shkruan:

"Ja ku janë, shikojini si vrapojnë ata që çjerrin fytet e përgatitura nga makina propagandistike e Ahmadinexhadit. Vdekje Gjermanisë! ulërasin. Ata mendojnë se janë të detyruar të na urojnë neve vdekjen. Meqenëse ne jemi në gjendje të operojmë me lirinë e shtypit, për këtë shkak nuk na duhet të djegim flamuj iranianë. Ne e vlerësojmë demokracinë dhe e dimë se britmat bëjnë pjesë në instrumentat e diktaturave. Njerëz të eksituar dhe të tërbuar nuk mund të përfaqësojnë kurrë një popull, i cili me poetin e tij Hafiz nderon një ndër më të mëdhenjtë e letërsisë. Pamjet dhe motivet e Hafizit ka në bazë edhe Divani Perëndim-Lindje i Gëtes, që ai e shkroi në vitin 1819. Por nga historia jonë neve na duhet të dimë se fanatikët mund t'i mobilizosh për gjera më të këqia. Por kjo nuk vlen vetëm për Iranin."

Ndërrojmë temë: disa gazeta gjermane e marrin vizitën e ministrit të jashtëm gjerman Steinmeier si shkas për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme:

CELLESCHE ZEITUNG shkruan:

"Hamasët, megjithë fitoren shumë të thellë, akoma nuk e kanë të gjithë pushtetin në tokën palestineze. Përndryshe, Steinmeieri nuk do të kishte gjetur atje ndonjë partner për të biseduar. Por i gatshëm ishte presidenti palestinez Mahmud Abas. Ai bën pjesë në lëvizjen Fatah(të cilën e akuzojnë për korrupsion)të Jasir Arafatit. Abasi është sidoqoftë në gjendje që të bllokojë vendime të parlamentit palestinez të dominuar nga Hamasët duke u bërë ndoshta pengesë për devijimet më të rënda të gjendjes në Lindjen e Mesme. Mbështetja tek Abazi dhe tek politikanët e tjerë të Fatahve, kjo është ndoshta e vetmja gjë që u ka mbetur politikanëve perëndimorë për momentin."

Dhe së fundi DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN:

"Bllokada e mendimit, që kërkohet të vendoset pikërisht tani para zgjedhjeve për Hamasët është kaq absurde, sa supozimi se Izraeli ose një krijesë shtetërore palestineze mund të shuhen. Ashtu si përballë Iranit, ku duhen kërkuar hapësira veprimi nga të gjitha anët, duke përfshirë edhe kërcënimet serioze për sanksione, e njëjta gjë duhet bërë edhe përballë Izraelit dhe
Hamasve."

  • Data 15.02.2006
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrN
  • Data 15.02.2006
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrN