Shtypi gjerman i së enjtes | Studimi në Gjermani | DW | 14.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së enjtes

Temat: Aprovimi nga qeveria i të hollave shtesö për familjen, debati për reformën shëndetesore, diskutimit për ndalimin e reklamës së duhanit në Gjermani.

Qeveria gjermane ka vendosur të japë para shtesë për prinderit duke zgjidhur keshtu një nga cështjet më të diskutueshme të politikës për familjen kohët e fundit:"Neue Westfälische" nga Bielefeldi shkruan:"Këmbëngulja e admirueshme e ministres së unionit kristiandemokrat Ursula von der Leyen dhe mbështetja nga kancelarja e bënë të mundur: Paratë për prinderit janë aprovuar nga kabineti qeveritar. Që baballarët duke nisur nga viti 2007 mund të marrin zyrtarisht dy muaj pushim nga puna për t´u kujdesur për beben, nuk ka për ta ndryshuar botën. Por është një hap i vogël i rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt një politike të re moderne të familjes. Përvojat nga vendet e tjera si Suedia tregojnë se jo vetëm drejtimi por edhe rradha e veprimeve është në rregull. Edhe në veriun e përparuar përsa i përket mbeshtetjes së politikës për familjen, pas futjes së kuotës për prinderit erdhi zgjerimi i vendeve në kopshte dhe cerdhe.
Nese edhe burrat do të angazhohen më shumë në këtë cështje mbetet të shihet."

"Ostsee Zeitung" nga Rostocku veren:

"Kthehet viti i paguar i fëmijës. Ish Gjermania Demokratike u përpoq me këtë dhe me masa të tjera në mbrojtje të nënës, që të rriste numrin e lindjeve. Fillimisht me sukses, sepse thuajse një nder dy gra lindën dy fëmijë. Tani qeveria gjermane me siguri që do të kopjojë politikën e ish Gjermanisë Lindore për favorizimin e lindjeve. Sigurimi financiar për gratë shtatzëna e bën më të lehtë vendimin për të lindur fëmijë."


Allgemeine Zeitung nga Mainzi konstaton:

"Aq shumë u kritikua ministrja e familjes fillimisht sidomos nga rradhët e veta për paratë për familjet dhe për eterit me në fund ia arriti. Dhenia e parave për prinderit është e drejtë dhe e rëndesishme për t´u hequr cifteve, sidomos grave që fitojnë mirë, frikën nga humbja e të ardhurave dhe për t´u lehtesuar kështu vendimin për të bërë fëmijë. Që edhe eterit angazhohen më shumë në detyrën e prindit, është dashur të bëhet prej kohesh dhe shpresojmë se në të ardhmen do të njihet, sidomos në ambjentin e punës.

Në etapën kryesore të bisedimeve të koalicionit qeveritar për reformën shendetesore sigurimet private kanë kercenuar se do të ngrenë padi kunder reformës. Kerkesa e PSD për t´i futur arkat privat në fondin shendetesor do të ishte fundi i tyre. Qëndrimi nga sigurimit privat është pika e konfliktit ndermjet unionit dhe socialdemokrateve. Citojmë nga: "Dresdner Neueste Nachricht"

"Kujdes egalitarët i kanë hyrë përsëri punës. Qëllimi kryesor i apostujve të barazisë është kesaj rradhë sigurimi shëndetësor privat. Ai duhet të bëhet më në fund njësoj si per pacientët me sigurim shtetëror. E gjitha quhet pastaj reforma e shëndetesisë dhe të bën të sëmurë vetëm duke ia dëgjuar emrin. Fjalët për boshllëkun e barazisë nuk janë gjë tjetër, vecse një diskutim marazi i padenjë. Lauterbachët me kompani sic duket nuk mund ta pranojnë se sistemi privat i sigurimit funksionon. Me arkën unike megjithë përkujdesjen njëlloj për të gjithë, që synohet nga partia socialdemokrate barazuesit në shtetin social gjerman do të kishin arritur më në fund qëllimin e tyre politik në shëndetesi. Të gjithë pacientët të trajtohen baraz. Të gjithë njëlloj keq."

"Straubinger Tagblatt/Landshuter Zeitung" po për reformën në shëndetësi:

"Tani ndodhemi sërish para kolapsit financiar dhe aktoret e koalicionit të madh janë fiksuar perseri tek të ardhurat. Miliardat e sigurimeve privare kanë zgjuar sidomos tek PSD lakmi, që fshihet si zakonisht pas supeve të gjera të citateve të barazisë sociale dhe solidaritetit. Po ta shohesh mirë nuk është i vertetë asnjëri nga argumentet për një sigurim unik të mënyres socialiste. Kështu në sigurimin shteteror ka më shumë anëtarë nga ata që fitojnë mirë se sa në konkurrencën private, edhe pse socialdemokratet thonë gjithnjë të kunderten."

"Augsburger Allgemeine" shkruan lidhur me shanset e keqia të padisë gjermane në gjykatën evropiane kunder ndalimit të reklamës së duhanit:

"Rruga gjermane e vullnetshme është simpatike dhe e pamposhtur. Por ne ndodhemi të vetëm në mes të tabelave ndal. Koha punon kunder nesh. Së paku punon në një gjë të mirë. Në fund do të jemi më shëndosh. Por jo krejt të shëndetshem. Etapa tjetër e ndalimit. Këto embelsirat e mallkuara."


  • Data 14.06.2006
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpQ
  • Data 14.06.2006
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpQ