Shtypi gjerman i së enjtes | Studimi në Gjermani | DW | 09.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së enjtes

Situata në Lindjen e Mesme është në vëmendjen e komentatorëve të shtypit gjerman të së enjtes.

FRANKFURTER RUNDSCHAU analizon ofensivën izraelite në Liban nga këndvështrimi i Izraelit:

"Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Dan Halutz e konsideron si përcaktuese të fatit këtë ofensivë. Vetëm lufta për pavarësi e vitit 1948 ka qenë më e rëndësishme. Të motivuar në në një mënyrë tillë, shumë prej 30 mijë civilëve të thirrur nën armë do të ndjekin urdhërin për mobilizim. Ata e dinë se ndoshta qindra prej tyre nuk do të kthehen më të gjallë. Në qeveri dhe ushtri për këtë flitet hapur. Se ka shumë mundësi që Hizbollatë në fund të mos mposhten. Edhe nëse arrihet kjo, kjo hidra do të zhvillojë në vende të tjera koka të tjera. Shumë më e rrezikshme për të mund të bëhet një zgjidhje politike, e cila u jep fuqi forcave të moderuara."

Ndërsa NORDBAYERISCHER KURIER analizon pasojat afatgjata të mënyrës së veprimit të Izraelit:

"Në plan afatgjatë, me veprimet e tij energjike, Izraeli nuk i ka përmirësuar perspektivat e veta. Demonstrimi i supremacisë ushtarake sjell me vete rrezikun e shumë disfatave politike. Çfarë vlere kanë në fund të fundit disa kilometra fitim terreni, kur në këtë mënyrë i shton armikut simpatizantë të rinj? Në breshërin e bombave të luftës së re të Lindjes së Mesme marrin fund të gjitha shpresat se paqja dhe pajtimi kanë ardhur më pranë pas tërheqjes së Izraelit nga Rripi i Gazës."

Ja edhe mendimi i NÜRNBERGER ZEITUNG për zhvillimin e gjendjes në Liban:

"Izraeli nuk është i interesuar për një armëpushim. Nga pikëpamja e shtetit hebre me terroristët nuk mund të zhvillosh negociata, ata duhet t'i nxjerësh jashtë loje. Vetëm kur të jetë arritur kjo, vetëm atëherë mund të flasësh për një trupë paqeje. Por si do të vejë puna, kur Hizbollatë nuk mund t'i eleminosh as me javë dhe as me muaj, sepse luftëtarët Hizbollahë thjesht nuk i kap dot? Dikur, pas shumë të vdekurish, Izraelit do t'i duhet të flasë me persona ndërmjetësues në Damask ose në Teheran."

LANDESZEITUNG që del në Lyneburg shkruan për ecurinë e ofensivave diplomatike:

"Përsa u përket ofensivave, strategët herë pas herë duhet të pranojnë disfata. Ushtrisë izraelite të përkëdhelur nga suksesi i duhet të provojë në këtë konflikt asimetrik shijen e disfatës. Ai që shkon në një masë të tillë huq, ka humbur, edhe nëse mbetet i pathyeshëm në fushën e betejës: në vend që t'i dobësohen Hizbollatë, ata janë forcuar më shumë. Suksesi i tyre për t'u respektuar i jep krahë edhe ideologjisë, të cilën përfaqësojnë Hizbollatë dhe mbështetësit e tyre në Teheran: asgjësimin e Izraelit si kreun e urës me botën e urryer perëndimore. Që në një situatë të tillë t'i japësh një trupe evropiane paqeje urdhërin për marshim në drejtim të Lindjes së Mesme, do të ishte fatale. Në sytë e luftëtarëve të Hizbollave, ushtarët evropianë nuk do të ishin vendosës neutralë të paqes, por trupa mbrojtëse e Izraelit, e cila duhet luftuar."

KÖLNISCHE STADTANZEIGER vlerëson suksesin e strategjisë së Hizbollave:

"Që tani Hizbollatë mund ta quajnë sukses të tyre, që e mbajnë Izraelin më gjatë të gozhduar, se sa kanë arritur ta bëjnë këtë ushtritë e fqinjëve arabë që prej themelimit të shtetit të Izraelit. Tel Avivi ndodhet në plan strategjik në kurth. Kur qeveria Barak u detyrua në vitin 2000 nga presioni i popullsisë izraelite të tërhiqet nga Libani i Jugut, këtë Hizbollatë e festuan si fitore ndaj armikut hebre për vdekje. Formula "tokë për paqe" nga pikëpamja e shumë izraelitëve çoi në "tokë për më shumë luftë". Kjo përvojë zhgënjyese është e paharrueshme."

Analisti i TRIERISCHER VOLKSFREUND hedh së fundi vështrimin tek përpjekjet pa sukses të bashkësisë ndërkombëtare për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme:

"Ai që shtron pyetjen, se pse nuk po ecën sa duhet përpara bashkësia ndërkombëtare në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme duke shkaktuar deri tani vetëm shpenzime të mëdha, mjafton të hedhë vetëm nga Gjermania një vështrim në Paris. Ministri i jashtëm francez, njësoj si kolegu i tij gjerman Steinmeier, po njësoj në udhëtim misioni diplomatik, takoi në fillim të javës përfaqësues qeverie në Iran dhe e falenderoi Teheranin për rolin stabilizues në rajon. Mon dieu, gati sa nuk psherëtin! Nga ana tjetër, e thënë në mënyrë cinike: një krizë e re ndërkombëtare vjen tamam në kohën e duhur edhe për presidentin francez Zhak Shirak, për të luajtur edhe njëherë para përfundimit të periudhës së tij të fundit në post rolin e një burri të madh shteti."

  • Data 09.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroW
  • Data 09.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroW