1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së martës

AUD28 Tetor 2008
https://p.dw.com/p/FiRO
Fotografi: picture-alliance/dpa

COBURGER TAGEBLATT

bën një bilanc për kryesimin deri në këto momente të BE nga presidenca franceze:

"Mënyra e përveshjes së krahëve përballë punëve nga ana e presidentit francez Sarkozi ka treguar se BE mund t'i hyjë mirë në punë një figurë e fortë integruese. Prandaj Brukseli duhet të ndërmarrë të gjitha përpjekjet për ta përfunduar vënien në jetë të Marrëveshjes së Lisbonës, e cila parashikon edhe postin e një presidenti të BE. Menaxhimi i krizës duhet sjellë në duar të sigurta dhe me peshë. Me aq sa njihet Sarkozia, në dhjetor ai do të paraqesë një plan veprimesh për Marrëveshjen e Lisbonës. Kush mund t'ia merrte për keq atij, sikur njëkohësisht me këtë ai të përfytyronte edhe një zgjatje të qëndrimit të tij në post?"

MITTELDEUTSCHE ZEITUNG

, e cila botohet në Hale, shkruan për Izraelin:

"Livni nuk duhet të jetë edhe kaq e sigurtë, që partia e saj Kadima do të dalë forca e parë në zgjedhje. Simpatia në medie nuk është garant për vota zgjedhësish. Izraeli është bashkuar gjithmonë rreth çështjes së sigurisë dhe kërcënimit. Sa më pranë që të afrohet dita e zgjedhjeve, aq më qartë do të dalë kjo në pah. Në rast pavendosmërie, pikë do të korrë ai politikan, që do të propagandojë dorë të fortë kundër palestinezëve dhe një tërheqje të ngadaltë nga zonat e pushtuara. Për ndërshmërinë e Livnit, këto do të kthehen në njësi matëse."