1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së mërkurës

AUD1 Tetor 2008

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG komenton pasojat e refuzimit të paketës financiare të ndihmave nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA:

https://p.dw.com/p/FRve
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Refuzimi i paketës amerikane të shpëtimit kërcënon të shtrijë ndikimin përtej pikiatës së kurseve në tregjet e aksioneve. Dy të tretat e deputetëve republikanë dhe një e treta e demokratëve refuzuan të dëgjojnë kryetarët e fraksioneve, kandidatët pë presidentë të partive të tyre - dhe presidentin. Kishte shumë kohë që Uashingtoni nuk e kishtë përjetuar një gjë të tillë. Kur janë kaq shumë deputetë nga partia e tij që e minojnë një projekt, për miratimin e të cilit presidenti iu drejtua disa herë kombit, atëherë Bushi nuk është më as në politikën e brendshme një lojtar i patrembur. Në këtë rast, apeli i kancelares Merkel se Uashingtoni duhet të kryejë detyrat e tij, mund të humbasë në erë." shkruan FAZ.

Ja edhe mendimi i komentatorit të THÜRINGER ALLGEMEINE që del në Erfurt:

"Spekulantët fitojnë në rënien dhe ngjitjen e kursit të bursës amerikane edhe më tej fuqishëm, në një kohë që taksapaguesi duhet të kompensojë humbjet. Por të bie pozitivisht në sy, që evropianët nuk ecin si budallenj si zakonisht pas Dau Xhonsit (Dow Jones), por ruajnë qetësinë. Ka shumë pikë nuk ka rënë kurrë në historinë e tij barometri më i rëndëisshëm i bursës së SHBA. Në një kohë që në të Premten e Zezë legjendare të 28 tetorit 1929 një krizë financiare përfshiu anembanë globin, ndërkohë konstruksionet e shpëtimit vazhdojnë të mbajnë. Të paktën të mbajnë akoma."