1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së enjtes

Pandeli Pani5 Shkurt 2009
https://p.dw.com/p/Gnjc
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qëndrimi i Papës dhe i Vatikanit në lidhje me deklaratat antisemite dhe mohimin e holokaustit nga prifti Richard Williamson janë në fokus të shtypit të sotëm gjerman:

Cellesche Zeitung shkruan:

"Koha për Benediktin XVI, i cili si gjerman e di se sa delikate është kjo temë, po ecën me shumë shpejtësi. Kredibiliteti i tij ka marrë fund, për sa kohë ai nuk e dënon vetë me gojën e tij shfarosjen masive të çifutëve dhe nuk kërkon pa ekuivoke falje për ripranimin e një antisemiti në prehrin e Kishës Katolike. Më çdo ditë që e lë t'i kalojë pa përmbushur atë që presin prej tij miliona vetë, Papa nuk i bën një dëm të rëndë vetëm vetes, por para së gjithash institucionit të kishës. E njëjta vlen edhe për të gjithë ata përfaqësues të kishës që e ndjejnë vetën të thirrur për ta mbrojtur Papën prej kritikave me vend në drejtim të tij. Ai që duan ta marrin seriozisht në jetë, nuk duhet ta mënjanojë vetveten."

Heilbronner Stimme vëren:

"Edhe Vatikani po lëviz disi, edhe pse gjithsesi pak. Mohuesit të holokaustit, Richard Williamson, po i kërkohet që të distancohet në mënyrë të qartë. Por dyshimet mbeten. Përse kjo nuk u bë menjëherë? Deklaratat e tij antisemite ishin të njohura për Vatikanin. Edhe më tepër kjo vlen për bindjet kundër këshillit papal të këtij fraksioni të fesë katolike. Si ndodhi që ky u rehabilitua? Njerëz të brendshëm shprehen për kaos dhe luftra për pushtet në Vatikan. Përgjegjësinë për këto e mban vetë kisha. Por bota ka të drejtë që të ndërmerren sa më shpejt veprime. Antisemitizmi nuk duhet vetëm të demaskohet, por të dënohet. Vatikani, i cili përndryshe dënon me sanksione çdo lloj ndryshimi nga kursi, ka prishur shumë punë edhe me ngurrimin e tij të deritanishëm."