1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së enjtes (26.02) për fjalimin e Presidentit të SHBA-së Obama para kongresit amerikan

AV26 Shkurt 2009

"Obama përpiqet t´i japë popullit besim në kohë të errëta."

https://p.dw.com/p/H1Zp
Presidenti Obama pas fjalimit në Uashington, ministri i financave Gajtner dhe ministrja e jashtme KlintonFotografi: AP

"Trierischer Volksfreund" shkruan:

Barak Obama të martën në mbremje në fjalimin e tij para kongresit u prezantua si kryepsikologu i një kombi të tërë. Të lëshosh armët nuk është amerikane, ne do t´ia arrijmë dhe vendi do të dalë i çelnikosur nga mizerja ekonomike, ishin fjalët kryesore të tij. Barak Obama përpiqet t´i japë popullit besim në kohë të errëta.

"Stuttgarter Zeitung" vlerëson.

"Strategjia e Obamës është e qartë: "Ai nuk do të humbasë kohë për ta kthyer popullaritetin e tij si person në suksese politike. Republikanët i ka vënë me shpatulla pas muri me një fishekzjarre planesh dhe idesh. Opozita nuk është në gjendje të kundervihet me projekte politike. Për këtë ato i kanë rradhët shumë të çrregulluara pas dështimit të tyre në zgjedhje. Opozita vetëm mund të përsërisë së thëni jo dhe të shpresojë që kjo të interpretohet si mbrojtje parimesh dhe jo si qëndrim hezitues. Për një parti, që nën drejtimin e Xhorxh Bushit ka tradhëtuar të gjitha parimet, nuk është detyrë e lehtë.

"Sächsische Zeitung"

Vetëm besimi nuk mjafton për të përballur recesionin. Obama matet me suksesin në menaxhimin e krizës. Nqs programi konjunkturor miliardësh nuk do të ketë efekt, apo pak efekt pas një farë kohe, klima mund të kthehet kundër tij. Ai që zgjon shpresa tepër të mëdha, por ka të ngjarë që nuk i përmbush ato, krijon detyrimisht zhgënjime. Shpresat e varura tek ai mund të bëhen një hipotekë e rëndë.