Shtypi gjerman- e enjte 20 nëntor | Studimi në Gjermani | DW | 20.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman- e enjte 20 nëntor

Komentet e të përditshmeve gjermane përqëndrohen këtë të enjte me përfundimin e kongresit treditor të socialdemokratëve. Komente janë bërë gjithashtu për grindjet midis CDU-së dhe CSU-së si dhe vizita e presidentit amerikan Bush në Britaninë e Madhe.

Për Kongresin e SPD-së shkruan TAZ nga Berlini

"Lufta e madhe midis pikëpamjeve të ndryshme mbeti jashtë loje. Tre dite me radhë socialdemokratët debatuan në Kongresin e tyre në Bochum dhe mendohej se në vjeshtën e reformave dhe pas një serie zgjedhjesh të humbura do kishte material të bollshëm për diskutime të forta. Por jo. Delegatët bënë pak zhurmë për rezultatet e dobta në zgjedhje të Sekretarit të Përgjithshëm. Por kërkush nuk u ngrit të vinte në dyshim modifikimin e shtetit social. Nuk patën guxim delegatët? Apo nuk donin t`i kthenin kurrizin qeverisë në momentet kur ajo ndodhet në mes të krizës? Përgjegja ë shtë shumë më e hidhur. Kongresi i Partisë Socialdemokrate tregoi se pikërisht ata socialdemokratë që kërkojnë prej muajsh zhvillimin e një debati mbi politikën e reformave, nuk duan t`i çosh drejt të vërtetës.

SÜDDEUTSCHEZEITUNG nga Mynihu shkruhet:

"Partia socialdemokrate ka rënë rehat me shefin e saj, sepse sa kohë që Schröder është kancelar asaj nuk ka alternativë, ajo prano axhëndën e tij 2010, sepse edhe për këtë ajo nuk ka asnjë alternativë. Ajo mbulon humorin e keq duke qetësuar veten me atë se SPD ka mbijetuar kohë shumë më të vështira se kjo. Dhe ajo ngjitet pas Franz Müntefering, sikur ky të ishte Christophorus i SPD-së.´"

b merret me politikën e Edmund Stoiber:

"Kryeministri bavarez është i suksesshëm sepse ai e përkufizon partinë e tij si atdheun e thjeshtësisë kristiane dhe si megafon të njerëzve të thjeshtë, sepse kujdeset me ngrohtësi familjare për traditat bavareze, të cilat padyshim që mund t`i quash edhe socialdemokrate. Stoiber kryeson një parti popullore e cila megjithëse nuk i ka rrënjët në ambientin sindikalist, i jep prioritet drejtësisë dhe solidaritetit- të njëjtave vlera të vjetra si të socialdemokratëve- në një botë që po ndryshon shumë. Ky është paradoksi- ndërkohë që socialdemokrati Gerhard Schröder dënohet për zellin e tij për të bërë reforma, dhelpra konservatore Stoiber shikon gojën e popullit dhe propozon një ritëm më të kujdesshëm. Populizëm do e quanin këtë kritikët, afër popullit do thoshin qëllimmirët.

FRANKFURTER ALLGEMEINE i kushtohet fjalimit që presidenti amerikan mbajti në Londër:

"Nëse dikujt i ra në sy diçka atëherë kjo kishte të bënte me bujën demokratike dhe të demokratizuar të prezantimit të Bushit, me të cilat ai lidh edhe pushtetin e Amerikës...Partnerët e tij duhet ta bësojnë se Bush radhitet në komunitetin e demokracive, në aleancat dhe institucionet e saj. Dhe megjithatë ata do pyesin veten se sa gjatë mbajnë deklaratat, për të formuluar një politikë të përbashkët në këto aleanca: deri në Iran, apo deri sa nga politika e brendshme të çlirohet shpirti i proteksionizmit, deri në konfliktin tjetër për çelikun?"

FRANKFURTER RUNDSCHAU komenton politikën e re të presidentit amerikan për Irakun në artikullin me titull Bush mbron të drejtën e dhunës.

"Mbas fjalëve të Georg ë. Bush fshihen përpjekjet për të bërë që ndryshimi e kursit të duket si vazhdim linear i politikës që ka qenë gjithnjë e drejtë. Problemi i tij është, se ai nuk di tà bëjë ndryshe. Mbrapa ndryshimit të kursit fshihet ideja- në retorikën e presidentit e fshehur deri në kufirin e transparencës- pra ideja që në ato ç`ka janë ndërmarrë deri tani ka patur shumë gabime, që politika e pushtimit ka munguar muajt e fundit dhe që kjo ka dhënë ushqyer kryengritjet".

Superfuqia Solo, e titullon DIE ZEIT artikullin mbi politikën amerikane në Irak. " Të fitosh një luftë nuk është e vështirë, ndërsa realizimi i paqes po, edhe kur qëllimi kryesor nuk është zhdukja e ushtrisë armike por nxitja e sistemit politik. Sepse politika e bërë vetëm nuk funksionon sot as në në shtëpi e as në botë".
Dhe më poshtë:

Në fillim të vitit Bush tha se "Kursi i këtij kombi nuk varet nga vendimet që marrin të tjerët". Ndërkohë Uashingtoni është duke u lutur gjithandej për para dhe ushtarë, por a shoqërohen ato me të drejtën e votës? Toni i zërit është zbutur por mesazhi (ende) jo. ...
  • Data 20.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As47
  • Data 20.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As47