Shtypi gjerman, e enjte 2 shkurt | Studimi në Gjermani | DW | 02.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman, e enjte 2 shkurt

Pengjet gjermane në Irak në rrezik jete. Nga viti 2029 mosha e daljes në pension do të jetë 67 vjeç.

Ministri i jashtem gjerman Steinmeier

Ministri i jashtem gjerman Steinmeier

Të dy inxhinieret gjermanë të marrë peng në Irak ndodhen në rrezik akut jete pas një ultimatumi të rrëmbyesve.

"Nürnberger Zeitung" shkruan se "Gjendja e dy pengjeve gjermane në Irak është shumë serioze. Po aq e madhe është frika në Gjermani se rrëmbimi mund të marrë një fund të tmerrshëm dhe po aq e madhe është edhe pjesëmarrja e mediave. Por në fakt ky është pikërisht reagimi që presin pengmarrësit. Rrëmbimi në Irak dhe situata në rajonin e krizës duhet të zotërojnë pa nderprerje mediet në Gjermani. Vetëm kjo sipas njohësve të terrenit atje është një shkak i mjaftueshëm për këtë vepër."

"Wiesbadener Kurier": "Të poshtëruar si viktima. Të kërcënuar se do u presin kokën. Të dy inxhinierët nga Leipzigu të marrë pneg në Irak ndodhën në një gjendje të tmerrshme. Industria e rrëmbimit në Irak ka krijuar një tip kriminelesh, që nuk ia kalon gjë në neverinë që ndjedhin. Edhe shtabi i krizës në ministrinë e jashtme e sheh veten para një sfide të tmerrshme. Jeta e dy pengjeve varet nga vlerësimi i saktë i situatës. A ka të bëjë Berlini kesaj rradhe me terroristë islamikë. Në rast se po shanset për një fund të mirë nuk janë të mëdha. Sepse kërkesat politike të gangstereve qeveria nuk mund t´i plotësojë."

Kabineti qeveritar vendosi dje të shtyje moshen e daljes në pension në 67 vjeç nga viti 2029.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Kaq shpejt nuk ka përfunduar kurrë një diskutim për pensionet. Ai as nuk kishte filluar, kur kabineti të mërkurën vendosi, që të ecë në rrugën e propozuar nga ministri i cështjeve sociale Müntefering, duke shpejtuar rritjen e moshes së daljes në pension. Përfitimi direkt nga ky hap është vështirë të kuptohet. Domosdoshmëria e kesaj mase nuk vihet në diskutim për shkak të fakteve demografike. Por të njëjtat të dhëna të lënë edhe të shpresosh se punonjësit e moshuar të kenë shanse të mira në tregun e punës shumë para vitit 2029"


"Express e Këlnit" shkruan:"Franz Müntefering ia arriti. Pensioni në moshën 67 vjeç vjen më parë nga ç´ishte parashikuar. Në se je punëtor ndertimi, apo nëpunës zyre, të gjithë duhet të punojnë më gjatë, ose ta përballojnë pensionin me më pak para. Por kjo nuk është zgjidhje e problemeve të arkës së pensioneve apo e tregut të punës. Të moshuarit, që tani nuk kanë më shanse në shumë degë dhe mundësi për ta arritur as moshen që korkohet sot, për të dalë në pension. Müntefering e kap kalin nga bishti. Në vend që të ngrejë moshen e pensionit duhej të bëjë favorizime fiskale për firmat, që të hapin vende të reja pune. Cfarë të duhet rritja e moshës së daljes në pension, kur bie vazhdimisht numri i atyre që paguajnë kontributin. Përsëri në sistemin e sëmurë social punohet pergjysëm dhe nuk kryhen reforma rrënjësore."


"Badisches Tagblatt": "Të jetosh gjithnjë e më gjatë, por të punosh gjithnjë e më pak është e pamundur. Të protestojnë sa të duan punonjësit dhe sindikatat. Zgjatja e viteve të punës para daljes në pension është e pashmangshme. Ekonomia duhet të heqë dorë nga mania e punësimit të të rinjve, t´u japë me teper shanse të moshuarve dhe të shfrytëzojë përvojën e tyre."

"Westfälischer Anzeiger":Shpejt dhe i vendosur koalicioni i madh bën me sy çelë hapin e dytë para të parit. Asnjë degë, asnjë punëdhënës, nuk ka vrarë mendjen seriozisht deri sot, se si do të punësonte edhe një pjesë të personelit deri në moshën 67 vjeçare. Edhe për këtë do të kujdeset politika në biseda me punëdhënësit. Vetëm se ajo vetë është jashtë përgjegjësisë. E sigurtë në planin kohor të pensionit është një gjë. Data, viti 2029 nuk do të shtyhet kurrsesi më tej. Dyshimet për afrimin e saj janë sot më shumë se të kuptueshme."

  • Data 02.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrb
  • Data 02.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrb