Shtypi: Fuqia e Merkelit është gjithashtu edhe dobësia e saj | Studimi në Gjermani | DW | 18.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi: Fuqia e Merkelit është gjithashtu edhe dobësia e saj

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek kancelarja gjermane Angela Merkel dhe fjalimi i saj përpara parlametit Evropian në Strassburg. Të gjithë analistët e mediave gjermane janë të një mendimi se Merkel la përshypje të mira si presidente e rradhës e Këshillit të BE-së tek eurodeputetët.

Merkel

Merkel

Gazeta Handelsblatt komenton:

„Fjalë të qarta: Kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se BE-ja mund të zgjerohet në të ardhmen vetëm në rast se Bashkimi Evropian i jep vetes një kushtetutë të re. Ky proces duhet të ketë përfunduar deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane në vitin 2009, tha Merkel në fjalimin e saj të parë si presidente e Këshillit të BE-së përpara Parlamentit Evropian në Strasburg. „Dështimi do të ishte një humbje historike“. Me rregullat e sotme BE-ja nuk mund të zgjerohet dhe nuk mund të marrë asnjë vendim të saktë, tha Merkel. Ajo kërkon një Evropë, që mund të përqëndrohet tek vetvetja. Por BE-ja duhet t´ua lërë shteteve antare dhe rajoneve të tyre në duar se si duhet të veprojnë në sektorin politik.“


Gazeta Die Welt shkruan:

„Angela Merkel nuk ka më shumë kohë. Në vitet 2008 dhe 2009 kancelarja nuk do të ketë shumë mundësi veprimi për shkak të zgjedhjeve të shumat që do të zhvillohen. Prandaj viti 2007 do të jetë vendimtar për fatin e saj politik: Ajo ka nevojë për suksese. Sidomos përsa i përket reformave në vend. Por edhe një presidencë e suksesshme e rradhës së BE-së do ta forconte pozicionin e Merkelit. A do t´ja dalë mbanë? Ka shumë mundësi që tema e kushtetutës evropiane të kthehet në një temë, me të cilën Merkel do të humbasë. Në kryeqytetet evropiane po rritet skepticizmi ndaj debateve mbi kushtetutën dhe dëshria për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe pragmatike. Përveç kësaj, kryeministri i ardhshëm britanik Gordon Brown nuk ka asnjë lloj interesi që ta prishë fushatën e tij zgjedhore në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009 për shkak të kushtetutës evropiane.“

Në gazetën Financial Times Deutschland lexojmë:


„Kancelarja gjerman Bundeskanzlerin Angela Merkel mbajti përpara Parlamentit Evropian një fjalim të zjarrtë për kushtetutën evropiane. Ajo theksoi fare qartë se pa kushtetutën evropiane nuk do të ketë më asnjë zgjerim të BE-së. Presidentja e Këshillit të BE-së la përshtypje të mira. Ky Parlament ka përjetuar shpehsherë plotikanë që kanë lexuar pas asnjë emocion pikat dhe temat që do të trajtonin gjatë 6 muajve të ardhshëm, sikur po lexonin listën për pazarin e shtëpisë. Por fjalimin e Merkelit e ndoqën të interesuar të gjithë, madje edhe socialistët, të cilëve në fakt u munguan elementet konkrete të politikës sociale.“

Dhe së fundi në gazetën Tagesspiegel nga Berlini lexojmë: „Nuk është rastësi që qëllimet e Merkelit janë drejt politikës së jashtme. Pa zgjidhjen e problemit të kushtetutës, nuk mund të mendohet në zgjerimin, thellimin, heqjen e byrokracisë, demakratizimin apo popullarizimin e BE-së. Me rregullat e sotme, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të dalë nga kriza. Por Merkel bëri gabim që foli mbi „marrëveshjen për kushtetutën“, në vend që të përdorte një formulim të ri, si për shembull një marrëveshje bazë. Në marrëveshjen aktuale, e cila u refuzua si nga Franca ashtu edhe nga Hollanda, versioni nuk ka ndonjë shans për të mbijetuar. Por fuqia e Merkelit është gjithashtu edhe dobësia e saj: Fusha e saj e lojës është kaq e madhe, sepse ajo është lojtarja e vetme në të. Të tjerët kanë marrë ndërkohë rolin e spektatorëve. Prandaj asaj do t´i duhet t´i marrë vetë të gjitha vendimet e rëndësishme dhe t´i vërë ato në zbatim. Por në momente të tilla historike, normalisht ajo që kërkohet nuk është toleranca.“

  • Data 18.01.2007
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm3
  • Data 18.01.2007
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm3