Shtypi evropian i javës | Studimi në Gjermani | DW | 05.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi evropian i javës

100 ditët e qeverisë Merkel në Gjermani ka qenë një temë e komentuar në gazetat evropiane të javës. Gjithashtu ndër temat ndërkombëtare i kushtohet vëmendje edhe Paktit bërthamor SHBA-Indi

Gazeta franceze "Le Figaro"lidhur me bilancin e 100 ditëve të qeverisë në Berlin komenton: "Në Paris Angela Merkel menjëherë pas marrjes së postit siguroi presidentin Zhak Shirak për vazhdimësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze, por ajo i çliroi këto raporte nga përzemërsia ekskluzive. Në Bruksel ajo u prezantua si politikania që bëri të mundur komporimisin evropian për tregtinë. Në Uashington Merkel hodhi bazat e marrëdhënieve në një frymë të re mirëbesimi, por nuk u rezervua me kritikat ndaj Guantanamos. Ndërsa në Kremlin ajo foli për Çeçeninë dhe theksoi njëkohësisht "partneritetin strategjik" gjermano-rus."

Gazeta e Zvicrës "Der Bund" bën këtë bilanc: "Edhe pas 100 ditëve të para qeveria e Merkelit merr vetëm nota të mira. Megjithatë rezultati është i rremë. Sepse në pjesën më të madhe kryetarja e partisë kristiandemokrate vazhdon të përfitojë nga viti i vështirë 2005: dështimi papritur i qeverisë së socialdemokratëve dhe ekologjistëve dhe paralizimi pas rezultatit të paqartë të zgjedhjeve. Matur në aspektin e pasigurisë fillestare, qeveria që punon në mënyrë jospektakolare, solide, me vendime të vogla për të hartuara mirë është pozitive, pavarësisht nëse jemi ose jo të kënaqur me përmbajtjen. Gjithashtu Angela Merkel është prezantuar e sigurt në parketin ndërkombëtar duke vendosur thekset e veta. (...) Vetëm se problemi është, që kjo nuk mjafton në afatgjatë. Merkel, e cila tani në disa pika po tregohet më socialdemokrate se vet socialdemokratët, po luan një lojë delikate. Përkufizimin e sovranitetit të politikës gjermane ajo e ka përqëndruar tek vetja. Një gjë e tillë mund të ngjallë dëshpërimin tek partnerët e koalicicionit", shkruan "Der Bund"

Gazetat evropiane janë kritike ndaj paktit SHBA-Indi sipas të cilit Uashingtoni njeh të drejtën e Nju Dehlit për të zhvilluar armë bërthamore.

Gazeta austriake "Der Standard" shkruan: "Tashmë është e qartë se globalizimi prodhon në mënyrë të vazhdueshme ironi të pashembullt. Pakti i ri bërtahmor që presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nënshkroi me kryeministrin e indisë, Manmohan Sing, mund vërtetë që t´i shërbejë qëllimit afatgjatë për të rritur pavarësinë nga nafta. Por nga ana tjetër kjo është e shoqëruar me një kosto të lartë strategjike: Kinezët do të jenë po aq me mosbesim ndaj deklaratës së re amerikano-indiane të miqësisë, sa edhe Pakistani, pa përmendur këtu iranin."

E përdtishmja suedeze "Dagens Nyheter" shkruan: "Eshtë e kuptueshme dhe e natyrshme që demokraci si india dhe ShBA afrohen, po ashtu dikush mund të favorizojë paktin për energjinë bërthamore të sigluar gjatë vizitës së presidentit Bush. (…) Megjithatë çështja është disi shqetësuese. India nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore. Tani po dërgohen sinjale se në fund të fundit po kërcënohet e gjithë puna e bërë për të parandaluar përhapjen e armëve atomike. (…) india dhe Pakistani shpesh herë u referohen padrejtësive sa i përket politikës së çarmatimit, duke tërhequr vëmendjen se disa vende ua mohojnë të tjerëve atë që posedojnë vet. (…) Ndërsa tani historia mund të përsërisë vetveten."

Gazeta zvicerane "Tages Anzeiger" kritikon, se: "Bushi mund të kishte fituar simpati duke ndërmarë iniciativën në qoftë se ai nuk do të kishte realizuar partneritetin strategjik midis Uashingtonit dhe Nju Delit mbi bazën e paktit të diskutueshëm bërthamor. Traktati bilateral shkel normat ndërkombëtare që synojnë të ndalojnë një garë të armatimit bërthamor. Kështu India ngrihet në nivelin e një fuqie bërthamore edhe pse në mënyrë të vetëdijshme nuk i nënshkroi marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ndërsa tani ajo mund të zhvillojë armë me mbushje bërthamore. Kjo u dërgon sinjale, se qeveria amerikane ndalon armët bërthamore vetëm për ato vende që nuk i përshtaten asaj, siç janë Korea e Veriut dhe Irani që synojnë konstruktimin e armëve bërthamore. Standardi i dyfishtë trondit pretendimin e superfuqisë për lidershipin moral. Presidenti amerikan duhet të përgatitet se mund ta akuzojnë, që marrëveshja nukleare minon arkitekturën e sigurisë globale."

  • Data 05.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr5
  • Data 05.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr5