1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtyi ditës së hënë: zhvillimet në BE, referendumi në Zvicërr dhe zgjedhjet e parakohshme gjermane

5 Qershor 2005
https://p.dw.com/p/ArvE

Shtypi i sotëm gjerman përqendrohet tek disa tema. Fillojmë me komentet rreth zhvillimeve në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tija. «Süddeutsche Zeitung» e Mynihut përqendrohet tek presidenca e radhës e Bashkimit Evropian, pas dështimit të referendumeve në Francë dhe Holandë:

"Në këtë moment ndoshta nuk është fare keq që pikërisht një prej skeptikëve evropianë do të jetë udhëheqësi i radhës i presidencës. Pas jo-së së dyfishtë, Toni Bler lirohet nga mundësia e akuzave për varrimin e kushtetutës evropiane. Ministri i jashtëm britanik Xhek Strou nuk pohon se referendumi britanik duhet të anullohet, por kërkon që ky vendim të ngrihet për ca kohë. Megjithatë, duket se Bler do të përballet me kundërshtarët e tij në vend, të cilët duan zhvillimin e domosdoshëm të referendumit, vetëm sa për të parë dështimin e Blerit. Opozita shpreson se me këtë referendum Bleri do ta humbë pushtetin, që paraqet një rrezik edhe për vet opozitën".

«Frankfurter Rundschau» nga ana tjetër më shumë vëmendje i kushton takimit Shirak - Shrëder dhe përspektivës së BE:

"Lidhur me Evropën nuk guxon të ketë luhatje. Kompromiset dhe negociatat janë të domosdoshme, edhe në qoftë se kushtojnë shumë. Askujt nuk duhet t'i mbyllen dyert. Shrëder dhe Shirak në mënyrë demonstrative paralajmëruan një fillim të ri, pas dështimeve të referendumeve në Francë dhe Holandë. Nga aspekti taktik kjo nuk është fare e keqe, por mungojnë alternativat konkrete".

Me këtë cështje merret sot edhe gazeta «Eßlinger Zeitung», por takimin Shirak - Shrëder, komentatori i saj e shikon nga një perspektivë tjetër:

"Gerhard Shrëder dhe Zhak Shirak nuk po përballen me realitetin. Sikur referendumet në Francë dhe Holandë të mos kenë ekzistuar fare dhe sikur të mos dinin se kryeministri britanik Toni Bler do që të heqë dorë nga referendumi për kushtetutën evropiane. Ata duan të vazhdojnë procesin e ratifikimit. Duket sikur i kanë mbyllur sytë para murit, ose planifikojnë përsëritjen e referendumeve në Francë dhe Holandë. Mirëpo francezët dhe holandezët me siguri që nuk e ndjejnë veten mirë, sepse një rezultat i këtillë do të conte deri te katastrofa kombëtare".

Nderrojme temë dhe kalojmë në një referendum tjetër: atë të Zvicrrës ku qytetarët i thanë po marrveshjes së Shengenit. «Handelsblatt» e Dyseldorfit shkruan:

"Politika e Bernit vendosi për anëtartësim. Qytetarët tejkaluan linjën e frikës për fundosjen brenda BE të modelit zviceran të shtetit. Mirëpo, gabon secili që mendon se zvicrranët i kanë treguar francezëve dhe holandezëve se kush është një evropian më i mirë. Zvicrra edhe më tej do ta ndjekë rrugën e saj. Mirëpo do të gëzojë përparësitë që kanë të bëjnë me financa. Ajo u përcaktua për një partneritet që mundëson përfitime ekonomike dhe jo me emocione. Në këtë kontekst mund të thuhet se referendumi në Zvicërr megjithatë ishte një leksion për evropianët, i cili tingëllon kështu: Evropa ekziston sepse ekonomikisht ia vlenë."

Për rëndësinë e këtij referendumi shkruan sot edhe e përditshmja e Frajburgut, «Badische Zeitung»:

"Qeveria në Bern ka dëshmuar se cfarë do të thotë një fitore pune. Në momentin kur ideja evropiane është në defanzivë, ajo ia doli t'i bindë qytetarët e vet që të votojnë për Marrveshjen e Shengenit dhe të Dablinit, gjë që më së shumti flet për argumentimet me vend: se kufijtë do të mbeten dhe se do të kontrollohen. Por kjo do të quhet kontroll i mallrave. Për vizionet politike dhe udhëtimet e lira nuk fliste askush".

Tema e tretë të cilën kemi përzgjedhur për këtë pasqyrë shtypi janë zgjedhjet e parakohshme në Gjermani dhe zhvillimet në partitë politike. E përditshmja konservatore «Frankfurter Allgemeine Zeitung» i referohet zhvillimeve në partinë socialdemokrate të kancelarit Shrëder:

"Franc Myntefering ishte kryetari i fundi i partisë socialdemokrate i cili pati rastin t'i hedhet në përqafim kancelarit. Nga dita në ditë po dëshmohet se cfarë hapi katastrofal për socialdemokratët ishte vendimi i kancelarit për zgjedhje të parakohshme. Në përpjekjet e tija për të argumentuar ato që nuk mund të argumentohen, Shrëder dhe ndihmësit e tij gjithnjë e më shumë po rrëshqasin në thellësinë e të pavërtetave. Mirëpo të gjelbërit dhe presidenti nuk duan ta laujnë këtë lojë. Në fraksionin socialdemokrat thonë se kancelari ka spekuluar me mundëinë që me ndihmën e presidentit të krijojë një koalicion të partive të mëdha".

Me tone pesimiste shprehet edhe komentatori i «Kieler Nachrichten" i cili pohon:

"Mbase as kancelari Shrëder nuk e beson fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por ai do të ketë një largim të fuqishëm. Ai me siguri që i ka parasyshë përvojat e rënjes së ish - kancelarit Helmut Kohl. Pikërisht kjo mund të ndodhë edhe me kancelarin Shrëder: që partia e tij të heqë dorë nga ai. Vendimi për zgjedhje ka karakteristika të mazohizmit. Nuk është aspak në natyrën e këtij kancelari që të marrë lapsin dhe fletoren në dorë dhe të fillojë tregtinë. Psikologjia e tij më shumë i përshtatet një përsoni i cili botën do ta befasojë edhe nje hërë: me shpalljen e dorëheqjes".