Shtutgarti, kampion i Gjermanisë | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 19.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Shtutgarti, kampion i Gjermanisë

Shtutgarti u shpall kampion i Bundesligës gjermane

Atmosfera pas marrjes se titullit Kampion per 2007

Atmosfera pas marrjes se titullit "Kampion per 2007"

Me fitoren e sotme 2:1 ndaj ekipit te Kotbusit futbollistët e Shtutgartit kanë fituar titullin e kampionit të Gjermanisë. Ky është titulli i pestë i kampionit në historinë e këtij klubi, i pari pas vitit 1992.

Deri te kjo fitore Shtutgarti nuk erdhi me lehtësi, sepse të parët që kaluan në epërsi ishin futbollistët e Kotbusit, skuadër për të cilën luan edhe futbollisti shqiptar, Ervin Skela. Ishte Radu ai që e kaloi në epërsi Kotbusin në minutën e 19-të, por festën e Shtutgartit e rikthyen Hiclshperg dhe Kedira, me golat e shënuar në minutat 27-të dhe 63-të.

Krahas skuadrës kampione Shtutgart, pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm e ka siguruar edhe Shalke, ndërsa ekipi i Verder Bremenit, që e mbylli kampionatin në pozicionin e tretë do të jetë i detyruar të luajë në kualifikime për të hyrë në garën elite. Në Kupën e UEFA-së në edicionin e ri do të luajnë Bajern Mynih, Bajer Leverkusen dhe Nyrnberg, kurse shoqërinë elite të futbollit gjerman do ta braktisin Majnc, Ahen dhe Borusia Menshengladbah. Shtutgarti do të ketë rast që këtë edicion ta mbyll me njer kurorë të dyfishtë, ngase javën e ardhshme do të luajë me Nurnbergun në finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin.

Pas ndeshjeve të ditës së sotme renditja në tabelën e Bundeligës është kjo: Shtutgart 70 pikë, Shalke 68, VerderBremen 66, Bajern Mynih 60, Bajer Leverkuzen 51, Nyrnberg 48, Hamburg 45 etj.

  • Data 19.05.2007
  • Autor Mimoza Cika
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIR
  • Data 19.05.2007
  • Autor Mimoza Cika
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AsIR