Shtruk për zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës | FOKUS | DW | 13.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shtruk për zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës

Ne Berlin jane mbledhur ministrat e NATO-s

Shtruk dhe Skefer ne Berlin

Shtruk dhe Skefer ne Berlin

Në kuadër të takimit të nivelit të lartë të ministrave të mbrojtjes së Nato-s, ministri gjerman i mbrojtjes Peter Shtruk, është shprehur edhe një herë për një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës. Në një intervistë dhënë Dojçe Veles, Shtruk ka argumentuar se „për sa kohë që nuk është zgjidhur politikisht statusi i Kosovës, do të jenë ushtarët që do t'i mbajnë mbi shpinë këto pyetje të pazgjidhura diplomatike.“

Niveli i arritjes së standardeve në Kosovë si edhe vazhdimi i misionit të trupave paqeruajtëse do të jenë temë në ditën e dytë të takimit, të mërkurën paradite. Para së gjithash ministrat e Nato-s do të flasin për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet brigadave të ndryshme. Gjithsesi, reduktim të trupave në Kosovë nuk do të ketë.

Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Shtruk është për rritjen e ndikimit të NATO-s në vendimet e ministrave të jashtëm dhe në OKB. Në qendër të vëmendjes së takimit dyditor (12/13.09) qe zhvillohet ne Berlin me rastin e 50-vjetorit të themelimit të ushtrisë gjermane, Bundesverit, është misioni i Afganistanit, ngritja e një akademie ushtarake në Irak, si edhe ndërtimi i Trupave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Qendrime te ndryshme rreth angazhimit ne Afganistan

I diskutueshëm mes antarëve të NATO-s është propozimi që ka bërë ministri amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld për bashkimin e trupës paqeruajtëse ISAF, me „Enduring Freedom“, që përmbledh operacionet antiterroriste e që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri gjerman Peter Shtruk është shprehur kundër. „Perzjerja e dy misioneve veçse mund të provokojë qendresën e talebanëve kundër misionit paqeruajtës ISAF. Në këtë mision është përfaqësuar me 70 shqiptarë edhe Shqipëria.

Ramsfeld e ka përforcuar në Berlin kërkesën e tij. Ai ka thënë se Nato-ja mund të marrë përsipër edhe operacionet antiterorr. Kjo do t’i lehtësonte amerikanët për t’u përqendruar më mirë në Irak, ku gjendja e sigurisë ende nuk është në nivelin e dëshirueshëm.

Shkak ky, që edhe në të ardhmen kualifikimi i ushtarëve irakianë të ndodhë jashtë Irakut. Megjithatë minstrat janë duke planifikuar ndërtimin e një akademie ushtarake në Bagdad.

Struktura e ardhshme e NATO-s

Debati për të ardhmen e Nato-s ka të bëjë me raportin e forcave ndërmjet trupave të ndërhyrjes afatshkurtër së shpejtë dhe atyre që stacionohen në zona krizash. Gjithashtu ministrat po bisedojnë edhe për mundësinë e ndërhyrjes në raste katastaofash humanitare, siç ishte së fundi ajo e Katrinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nato-ja eshte duke planifikuar ngritjen e Trupës se Nderhyrjes së Shpejtë. Në tetor 2006 do të zhvillohet trajnimi i parë në Kapverden me 4000 ushtarë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer, ka dalë me një propozim për një mënyrë të re për financimin e intervenimeve. Bëhet fjala për ngritjen e një poli të përbashkët, ku do të paguajnë të gjithë antarët. Deri tani misionet janë paguar vetëm nga ato vende që i kanë ndërmarrë. Kjo procedurë i ka përjashtuar partnerët e vegjël të Nato-s, që kane dërguar trupa por që nuk kanë mjete të mjaftueshme për të paguar angazhimin. Ministrat do te takohen neser edhe me ministrin rus, Sergej Ivanov.

  • Data 13.09.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqim
  • Data 13.09.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqim