Shtoiber: Do qendroj në Bavari | FOKUS | DW | 01.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shtoiber: Do qendroj në Bavari

Edmund Shtoiber nuk do të marrë pjesë në kabinetin e Merkelit. Shefi i Unionit Kristiansocial e konfirmoi këtë të martën në mbrëmje, mbas një seance të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë se CSU-së

Kryeministri i Bavarise, Edmund Shtoiber, i kthen shpinen Berlinit

Kryeministri i Bavarise, Edmund Shtoiber, i kthen shpinen Berlinit

Koalicioni, statika e ndryshuar

Si shkak për dorëheqjen e tij nga pretendimi për ministër, kryeminsitri 64 vjeçar i landit të Bavarisë, Edmund Shtoiber, dha krizën që ka kapur aktualisht kryesinë e Partisë Socialdemokrate: "Franc Myntefering është autoritet dhe një nga shtyllat kryesore të koalicionit të madh, statika e të cilit ka ndryshuar. Kursi dhe besueshmëria ndaj SPD-së nuk janë më aq të qarta si më parë,."- tha ai.

Shtoiber tha më tej, se "ka ardhur në përfundim, që interesat e partisë, mund t'i përfaqësojë më mirë si kryeministër i Bavarisë." Për postin e minsitrit të ekonomisë është caktuar Mihael Glos, kryetari i grupit parlamentar të kristocialëve në Bundestag.

Merkel vazhdon negociatat për koalicionin e madh

Një vendim, të cilin e pranoi ndërkohë edhe kryetarja e Unionit Kristiandemokrat, Angela Merkel, që është ngarkuar të krijojë qeverinë e ardhshme me socialdemokratët: "Gëzohem për bashkëpunimin e ardhshëm me Glosin," tha Merkel të martën në mbrëmje. "Si kryetare e Unionit Kristiandemokrat, ndjej, se, megjithë situatën e vështirë në radhët e SPD-së, vazhdon të ekzistojë vullneti për krijimin e një koalicioni të madh". Vendimin e Shtoiberit për t'u tërhequr nga Berlini nuk ndryshoi as paralajmërimi i mëparshëm i kryetarit aktual të Partisë Socialdemokrate Franc Myntefering, për të qendruar në dispozicion qoftë për postin e zëvendëskancelarit, qoftë për atë të ministrit të punës, në se një gjë të tillë do t'ia kërkojë partia.

Viçorek Cojl parlajmëron dorëheqjen nga posti partiak

Në kongresin e SPD-së në mes të nëntorit do të rizgjidhet e tërë kryesia e partisë. Ndërsa të mërkurën Spd-ja do të nominojë një kandidat të ri për kryetar, dorëheqjen e ka paralajmëruar edhe zëvendëskryetarja e partisë, Hajdemari Viçorek Cojl: "Nuk dua të pengoj ndërrimin e brezave që po ndodh në parti", argumentoi socialdemokratja 62 vjeçare, që sipas planeve të deritanishme, në koalicionin e madh do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik. Kriza në radhët e SPD-së filloi të hënën, kur, ndryshe nga dëshira e kryetarit Myntefering, kryesia nominoi për sekretare të përgjithshme 35 vjeçaren Andrea Nahles. Kjo e fundit megjithatë e ka lënë të hapur mundësinë për t'u tërhequr në se është e nevojshme. Nahles përfaqëson, jo vetëm brezin e ri tek socialdemokratët, por edhe krahun e majtë të partisë më të madhe gjermane.

Koalicioni në rrezik

Politikanë të unionit e shohin këtë zhvillim me shqetësim. "Ka rrezik që SPD-ja tani të anojë më tepër nga e majta", është shprehur Jyrgen Rytgers, një nga përfaqësuesit kryesorë të Unionit. Ndërkohë nga partitë e vogla dëgjohen gjithmonë e më shumë propozime për skema të reja koaliconit. Liberalët flasin për krijimin e koalicoinit me kristdemokratet dhe të gjelbrit, i quajtur ndryshe Xhamajka. Të gjelbrit favorizojnë vetëm një koalicion socialdemokratët, i cili mund te arrihet vetëm duke u toleruar nga partia e majtë

  • Data 01.11.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhz
  • Data 01.11.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhz