1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet numri i viktimave në minierën e Donezkut

19 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CJB5

Pas shpërthimit të metanit në një miniere qymyrguri në Donezk të Ukrainës, ekspertët supozojnë se deri në 100 minatorë kanë humbur jetën. Për 31 minatorët, që konsiderohen të humbur, duhet menduar më e keqja njoftoi organi i kontrollit industrial. Sipas të dhënave të ministrisë për katastrofat, numri i të vdekurve ka arritur në 69. Forcat e shpëtimit përpiqen të shuajnë zjarrin që ka shpërthyer në 1000 metra thellësi. Në qytetin milionësh Donezk nisi sot një zi treditore.