1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shteti shqiptar ndihmon botimin e librave për minoritetet

Odise Kote / Gjirokastër14 Shtator 2008

Shteti shqiptar do të sponsorizojë 99 përqind shtypjen, dhe blerjen e teksteve shkollore nga nxënësit e minoritetit grek. Këto tekste plotësojnë një nga kushtet e kartës Kuadër të Europës për arsimimin e minoriteteve.

https://p.dw.com/p/FHu1
Fotografi: DW / Cama

Në kohën kur analistët dhe opinioni shqiptar i kërkojnë shtetit grek hapjen e shkollave shqipe për emigrantët në Greqi, qeveria shqiptare shqiptare ka plotësuar më së miri detyrimet e saj në kuadër të Kartës Europiane për arsimimin e minoriteteve. Standartet e plotësuara prej shtetit shqiptar janë të një niveli të kënaqshëm e sipas drejtorit rajonal të arsimit në Gjirokastër ato renditen me standartet e vendeve më të zhvilluara demokratike të Europës. Në prag të këtij viti të ri akademik është zgjidhur edhe problemi teksteve në gjuhën greke, të cilat sipas drejtorit Vasil Muka, "të hartuara nga ekipet shqiptare e të miratuara nga Ministria e Arësimit dhe nga BOM-i bordi miratimit të teksteve, i është dhënë për oponencë nga ekipet e mësuesve dhe specialistëve të qarkut të gjirokastrës e sarandës me ekipe të veçanta."

Por Drejtori shkollës së mesme të Dervicaianit në Dropull, Telemak Konini thotë se ka ende rrugë për të bërë: "Tekstet në gjuhën shqipe psh matematikën pasi programi është njësoj, bashkëpunon mësuesi e cilkit shqip, se kemi dhe shqip atje, ndërsa në klasën e shtatë kemi problem të gjitha tekstet sepse nuk është asnjëra e përkthyer."

Investimi shtetit shqiptar është tepër i rëndësishëm jo vetëm për infrastrukturën shkollore të shkollave të minoritetit, ku mësojnë fare pak nxënës në klasa me një apo 4 vetë, por edhe në blerjen e librave të cilat për shkak se ato shtypjen në Greqi e kanë një kosto të lartë. Vasil Muka: "Kanë një kosto të lartë, shkojnë nga 280 mijë të vjetra deri në 370 mijë, dhe shteti shqiptar ka marrë përsipër ti subvencionojë 99 përqind, pra nxënësi do të paguajnë 270 lekë të reja ose 2700 të vjetra.

Ky investim në fushën e arsimimit të minoriteteve vlerësohet si një standart maksimal në lëmi të lirive e të drejtave të njeriut dhe Spiro Ksera, nën/kryetar i org.të minoritetit grek Omonia e prefekt i Gjirokastrës vlerëson se: "Ne besojmë se kontributi është gjithmonë pozitiv, dhe ndikon e ndihmon jashtëzakonisht për rrugën e gjatë të integrimit të shtetit tonë në strukturat euroatlantike." Shteti shqiptar e ka vlerësuar arsmimin e minoriteteve në gjuhën amtare edhe si një investim e prioritet të forcimit të marëdhënieve të bashkëpunimit me vendet fqinje.