Shteti mban përgjegjësi për të drejtat e fëmijëve | Gjermania | DW | 19.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shteti mban përgjegjësi për të drejtat e fëmijëve

Dita e fëmijëve është në shumë kultura një festë e veçantë për fëmijët dhe dita e luftës politike për të drejtat e fëmijëve. Secili shtet vendos vetë se kur do ta festojë këtë ditë. OKB-ja e feston ditën e fëmijëve më 20 nëntor, në Gjermani kjo festë është zyrtarisht çdo 20 shtator

default

Varfëria e fëmijëve është një fenomen prezent tashmë në shoqërinë gjermane. Prifti evangjelist Sigelkov, ka krijuar në Berlin qendrën "Arche", ku ndër të tjera, ofrohet çdo ditë supë apo një gjellë për fëmijët, të cilët hanë kështu të paktën njëherë në ditë në mënyrë të shëndetshme: "Këtu ka shumë familje që vuajnë nga papunësia.

Sidmos nënat që i rrisin vetëm fëmijët, kanë një problem të madh. Ato nuk shohin ndonjë perspektivë për të ardhmen e tyre. Rrinë përpara televizorit e as nuk gatuajnë më për fëmijët e tyre. Dhe shpesh edhe fëmijët hyjnë në të njejtin model me prindërit e tyre. Edhe ata do të jetojnë dikur nga ndihmat sociale, sepse askush nuk kujdeset për ta." Për 4 deri 13 vjeçarët që vijinë rregullisht në qendrën "Arche" të Berlinit, ky vend është për vendi më i bukur në botë. Ndërkohë "Arche" ka krijuar qendra të tjera edhe në Hamburg dhe Mynih.

Shumica e fëmijëve që vizitojnë këto qendra janë si 10 vjeçari Niko, i cili shkon çdp ditë pas shkollës në qendrën "Arche" në Berlin-Hellersdorf: "Unë vij këtu sepse ha pa paguar për ushqimin dhe në shtëpinë time kemi disa probleme. Disa nxënës të klasës time kanë më shumë lekë se unë dhe tallen që unë vij këtu. Ata nuk duhet të kursejnë, kështu që nuk kanë pse vijnë këtu. Nganjëherë ata thonë se unë jam i varfër dhe kjo nuk është gjë e bukur. Më fyejnë."

Shumica e fëmijëve në Gjermani nuk ndjehen as të pasur e as të varfër, por fakt mbetet se numri i fëmijëve në Gjermani që jetojnë me varfëri relative, por rritet nga viti në vit. Sipas Unicef-it Gjermani dhe Organizatës Gjermane për Mbrojtjen e Fëmijëve, 2.5 milionë fëmijë jetojnë në varfëri relative, çka do të thotë, kur rroga mesatare mujore është më e ulët se tarifat shtetërore.

Edhe në Gjermani, shtet ende shumë i pasur, ka fëmijë që ushqehen keq dhe megjithë sistemin shëndetësor, nuk mjekohen në mënyrë të duhur, shpjegon presidentit i Organizatës Gjermane për Mbrojtjen e Fëmijëve, Heinz Hilgers: "Nuk mund të jetë rastësi që në lagje të mira të qytetetit, 100 përqind e fëmijëve shkojnë rregullisht tek mjeku, dhe në zonat me pallate shumëkatëshe, ku jetojnë shumë të varfër, vetëm 40 përaind. E njejta gjë vlen edhe për vaksinimin e fëmijëve në kohën e duhur."

Në fund të muajit gusht Organizata për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Unicef Gjermania prezantuan një studim mbi situatën e fëmijëve në Gjermani. Kërkesa e tyre është: Shteti duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për mirëqënien e fëmijëve. Për shembull fëmijët nuk duhet të rrinë automatikisht me prindërit e tyre, kur ata nuk kanë kohë apo janë të mbingarkuar me edukimin e fëmijëve.

Kryetarja e Unicef Gjermani, Heide Simonis, kërkon: "Së pari duhet të punojmë për ndryshimin e argumentit se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën e famijes, sepse kjo është detyra dhe përgjegjësia e prindërve dhe askujt tjetër. Shteti mban përgjegjësi dhe e ka pranuar përgjegjësinë me pranimin e konventave të ndryshme për të drejtat e fëmijëve."

  • Data 19.09.2006
  • Autor Helle Jeppsesen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzM
  • Data 19.09.2006
  • Autor Helle Jeppsesen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzM