1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të brengosura për marshimin turk në veri të Irakut

Ralph Sina23 Shkurt 2008

Trupat turke siç thuhet kanë depërtuar përkohësisht në veri të Irakut për të kryer një operacion ushtarak kundër Partisë Punëtore Kurde. ShBA druhen nga një destabilzim i mundshëm i Irakut

https://p.dw.com/p/DCKf
Tankse turke në kufi me Irakun
Tankse turke në kufi me IrakunFotografi: AP

Kondoleza Rajs e bëri të qartë se departamenti amerikan i shtetit e vlerëson su shumë të rrezikshme ofenzivën ushtarake tokësore të Turqisë në veri të Irakut. Operacioni fundit sipas Rajs para së gjithash:


'Duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur'.


Thënë më qartë: Sa më parë që trupat turke të këmbësorisë do të tërhiqen nga Iraku verior aq më mirë. Rajs tërhoqi disa herë vërejtjen për pasojat e mundshme të ofensivës ushtarake. Ajo foli për një destabilizim të mundhshëm të krejt rajonit. Duke iu drejtuar qeverisë së Ankarasë Rajs vazhdoi më tej:


'Duhet të hiqet dorë nga të gjitha ato që do të rrezikonin gjendjen në Irak e cila edhe pse është e brishtë është në rrugë të mirë për tu përmirësuar'.


Përveç kësaj stabiliteti dhe përparimi në Irak është edhe në vet interesin e fqiut të parë Turqisë. Me këtë rast sekretarja amerikane e shtetit la të kuptohet se pajtohet tërsisht me Turqinë sa i përket vlerësimeve për rrezikun që paraqet Partia Punëtore Kurde.

'Ky është një armik i përbashkët i Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës'.


Megjithatë Rajs la të nënkuptohej se rreziku faktik nga ofenziva aktuale është më i lartë sesa dobitë që mund të sjell ajo. Marshimi në veri të Irakut nuk është lajmi më i mirë pat deklaruar më parë në Bruksel sekretari në minsitrinë amerikane të shtetit. Po ashtu edhe një zëdhënës i presidencës amerikane theksoi se ofenziva duhet të drejtohet vetëm ndaj caqeve të të definuara qartë të Partisë Punëtore Kurde dhe të jetë e përkufizuar sa i përket si numrit të trupave ashtu dhe kohëzgjatjes së pranisë në veri të Irakut.