Shtajnmajeri (Steinmeier) bisedoi në Berlin me homologun e tij turk, Gyl (Gül) | Gjermania | DW | 04.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtajnmajeri (Steinmeier) bisedoi në Berlin me homologun e tij turk, Gyl (Gül)

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gyl (Abdullah Gül) ishte të martën mysafir në Berlin.

default

Në bisedat e zhvilluara me homologun e tij gjerman Fran-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) temë qendrore ishte përpjekja e Turqisë për të ndërmjetësuar në konfliktin diplomatik të shkaktuar pas arrestimit të 15 marinarëve britanikë në Iran.

Pas mosmarrëveshjeve të krijuara si pasojë e mosftimit të palës turke në festën për 50 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) u angazhua që takimi me ministrin e jashtëm turk Abdullah Gyl (Abdullah Gül) të pushtohet nga klima e mirë. Ai vuri theksin tek marrëdhëniet e ngushta midis Gjermanisë dhe Turqisë, jo vetëm për faktin që në Gjermani jetojnë rreth dy milionë turq. Turqia së shpejti do të jetë vend partner në panairin më të madh industrial gjerman.

Jubileu i Bashkimit Evropian ishte vendosur të festohej vetëm nga vendet anëtare prandaj vendet kandidate nuk u ftuan, tha Shtajnmajer (Steinmeier) i pyetur nga gazetarët: 'Besoj që e kuptoni se kjo nuk drejtohet kundër askujt'.

Sa i përket negociatave për anëtarsim të BE-së me Turqinë shefi i diplomacisë gjermane tha se sapo është filluar të negociohet për ndërrmarrjet dhe industrinë. Ai u shpreh i sigurtë se do të shihet se Turqia ka bërë shumë në këtë drejtim. Një kapitull tjetër i negociatave do të hapet së shpejti, gjatë gjashtëmujorit të presidencës gjermane të BE-së.

Shtajnmajeri (Steinmeier) e falendëroi homologun e tij turk për angazhimin rreth lirimit të marinarëve britanikë të arrestuar në Iran: 'Jam i gëzuar që rreth kësaj çështje ekziston një solidaritet i përbashkët evropian. Dhe unë jam i gëzuar që Turqia po luan në këtë mes një rol i cili është rol mbështetës. Dhe mendoj që edhe në emrin e saj të kërkojmë bashkarisht edhe njëherë nga udhëheqja e Iranit që të lirojë menjëherë këta marinarë'.

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gyl (Abdullah Gül) theksoi se Irani është fqinji ndërsa Britania e Madhe, aleate e Turqisë. Aktualisht është duke u biseduar me të dyja palët: 'Shpresojmë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më të mirë dhe të mos zvarritet më shumë. Gjatë ditëve të fundit zhvillimet kanë qenë më pozitive. Kjo është e tëra çfarë mund të them për momentin', tha Gyl (Gül).

Shtajnmajeri (Steinmeier) ndërkaq lavdëroi Turqinë për bashkëpunimin e treguar në zgjidhjen e problemeve të tjera ndërkombëtare si përshembull konfliktin në Lindjen e Mesme dhe grindjet për programin bërthamor iranian. Biseda mes dy ministrave të jashtëm ka zgjatur në Berlin disa orë.

  • Data 04.04.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwy
  • Data 04.04.2007
  • Autor Bernd Gräßler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwy