1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer viziton trupat e shpejta gjermane në Afganistan

Auron Dodi28 Korrik 2008

Në kuadër të udhëtimit të tij katërditor në Afganistan, ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtajnmajer u informua për punën e Trupës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Afganistan.

https://p.dw.com/p/ElDw
Frank-Walter Steinmeier në Mazar e-Sharif, Afganistanin verior, 27 korrik 2008
Frank-Walter Steinmeier në Mazar e-Sharif, Afganistanin verior, 27 korrik 2008Fotografi: AP

Sipas të dhënave të ministrisë së jashtme gjermane, Shtajnmajeri u takua në Masar-i-Sharif edhe me komandantin e njësisë gjermane, nënkolonelin, Gunar Brygner. Më pas Shtajnmajeri u takua me përfaqësues të ekipeve gjermane të shkollimit për policinë dhe ushtrinë afgane.

Në veri të Afganistanit janë stacionuar aktualisht 3500 ushtarë gjermanë në kuadër të Trupës Ndërkombëtare të drejtuar nga NATO, ISAF, shumica e tyre janë stacionuar në Masar-i-Sharif. Shtajnmajeri i tha ARD-së: "Ne këtu ndjekim konceptin e duhur, pikërisht sepse ne duam që Afganistani, qeveria afgane t'i marrin këtu ndërkohë vetë në dorë punët. Mbetet detyra jonë e përbashkët për ta rifituar në bashkësinë ndërkombëtare sërish Pakistanin, për një luftë të angazhuar kundër fundamentalizmit islamik," tha ministri i jashtëm gjerman.