Shtajnmajer takon në Gazë presidentin palestinez Mahmud Abaz | Bota | DW | 02.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtajnmajer takon në Gazë presidentin palestinez Mahmud Abaz

Në kuadër të vizitës së tij katërditorte në Lindjen e mesme ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer qëndroi sot në qytetin e Gazës. Ai u shpreh për një ringjallje të të ashtuquajturit Kuartet i Lindjes së Mesme.

Shtajnmajeri në Gazë

Shtajnmajeri në Gazë

Shtajnmajer njëkohësisht u shpreh optimist gjatë një bisede të zhvilluar me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz se konflikti mund të zgjidhet në rajon. Njerëzit në Izrael dhe Palestinë vuajnë nga konflikti i gjatë, tha shefi i diplomacisë gjermane.Fillimisht dje ai morri pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Jordani. Atje ai u informua edhe për rrjedhën e demonstratave në Bejrut me ç'rast shprehu shqetësimin e tij:

"Në përgjithësi për zhvillimet në Liban kjo është natyrisht një gjendje shqetësuese. Destabilizimi i vendit nuk bën të bëhet më. Kështu që ne mbështesim qeverinë e Siniorës dhe këtë do ta theksojmë edhe gjatë vizitës sonë në Liban", tha Shtajnmajer.

Shefi i diplomacisë gjermane pritet që sot në mbrëmje të takohet në Bejrut me kryeministrin Fuad Siniora. Muajve te fundit ai ka mbajtur kontakte të ngushta me të. Që në prag të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Shtajnmajer e bëri të qartë mbështetjen e tij për Sinorën. Disa të përditshme libaneze publikuan një artikull autorial të Shtajmajerit me titullin "Gjermania qëndron në anën e Libanit".

Në artikull Shtajmjaeri lavdëron politikën e Siniorës i cili ka arritur marrëveshjen për tërhqejen e trupave siriane, e runa unitetin e vendit dhe ka filluar me rindërtimin. Përkundër ndikimit të fuqishëm sirian Libani dëshiron të jetë një vend i lirë, demokratik dhe sovran. Njëkohësisht Sjtajnmajer ka theksuar se nuk mund ta paramendoj një stabilitet në Lindjen e Mesme pa një qëndrim konstruktiv të Sirisë.

"Parë kështu besoj që ne kemi nevojë afatmesme për Sirinë për të arritur një paqe të qëndrueshme këtu në Lindjen e Mesme. Se a është e gatshme Siria për këtë, mund të vendoset vetëm në Siri por ne gjithashtu do ta bëjmë të qartë këtë", theksoi Shtajnmajer.

  • Data 02.12.2006
  • Autor Betina Marx / Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJz
  • Data 02.12.2006
  • Autor Betina Marx / Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJz
Reklamë