Shtajnmajer përfundon vizitën e tij zyrtare në Moskë | Gjermania | DW | 22.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtajnmajer përfundon vizitën e tij zyrtare në Moskë

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Moskës aktualisht janë disi problematike. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer u përpoq ta rifreskonte disi marrëdhënien e Gjermanisë me Rusinë

Frank Valter Shtajnmajer

Frank Valter Shtajnmajer

Mesazhi i Shtajnmajerit ishte: Rusia është një fqinj i rëndësishëm i BE-së.

Frank Walter Steinmeier (Frank Walter Steinmeier), ministri i jashtëm gjerman e kish vizituar përpara pak kohësh, babain e të gjithë turkmenëve. Ai shpreson tani se: “Do të gjendet një mënyrë sa më e shpejtë për vënë në jetë në mënyrë paqësore një qeveri të re në këtë vend. Unë shpresoj se personalitetet e larta politike do të kujdesen me përgjegjësinë e duhur për të mirën jo vetëm të vendit të tyre, por edhe të të gjithë rajonit.“

Ndërkohë qeveria në Moskë është e frikësuar se me vdekjen e diktatorit të Turkmenistanit, do të humbasë edhe influencën e madhe që ka në këtë shtet. Për Kremlinin pasardhësi duhet të jetë një mik i Moskës zyrtare.

Gjatë të gjitha bisedave politike, si me presidentin Vladimir Putin, ashtu edhe me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe me zëvendëskryeministrin Dmitri Medvdev, i cili ka shanse të mira për të marrë postin e Putin pas zgjedhjeve të vitit 2008, u diskutua mbi situatën e vështirë aktuale politike në Rusi, në të cilën kundërshtarët politikë zhduken me dhunë nga skena, si për shembull ish-agjenti Litvineneko dhe gazetarja Politkovskaja.

"Nuk besoj se duhet ta them edhe njëherë, sepse edhe partnerët e mi rusë të bisedimeve e dinë, se këto dy vrasje, të cilat ndiqen sigurisht me vëmendjen nga opionioni publik ndërkombëtar, mund t´i bëjnë shumë dëm imazhit të Rusisë në botë. Kështu që besoj se edhe vetë Rusia ka interes që t´i zgjidhë sa më parë e sa më shpejt këto vrasje“- tha Shtajnmajer.

Por sidoqoftë Rusia mbetet një fqinj i rëndësishëm dhe i madh, i cili mund të kontribojë në mënyrë pozitive për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për kuartetin e Lindjes së Afërt, që sipas Shtajnmajerit duhet të mblidhet që në janar të vitit 2007. Gjermania është për Rusinë një partnere kritike, e cila mund të ndihmojë në modernizimin e vendit dhe në afrimin e saj drejt Perëndimit.

Rusët kanë shfaqur ndërkohë interes për vazhdimin e marrëvesjes për partneritet mes Rusisë dhe BE-së, e cila përfundon në vitin 2007. Por sipas ministrit të jashtëm gjerman, marrëveshja e re duhet të ketë një kapitull të ri shtesë mbi energjinë. Sidomos përsa i përket debateve të fundit që u zhvilluan mbi furnizimin me gaz të Bjellorusisë.

„Pikërisht për këtë arsye po përpiqem të punoj edhe më shumë që të kemi më shumë besim dhe kohë në marrëdhëniet tona reciproke për energjinë. Në këto marrëdhënie mund të hyjnë pa problem edhe debatet tona për zgjidhje sa më efikase të problemeve që kemi pasur e që kemi ende.“

Por Varshava është ende kundër zgjatjes së marrëveshjes për parneritet dhe bashkëpunim mes Rusisë dhe BE-së, për shkak se Rusia e ka ndaluar importin me mishin polak.

  • Data 22.12.2006
  • Autor Sabine Adler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyB
  • Data 22.12.2006
  • Autor Sabine Adler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyB