Shtajnmajer angazhohet për paqe në Lindjen e Mesme | Bota | DW | 16.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtajnmajer angazhohet për paqe në Lindjen e Mesme

Në kuadër të vizitës së tij të tretë brenda disa javësh në Lindjen e Mesme, ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer përpiqet të inkuadrojë në planet paqësore fqinjët e Izraelit dhe Libanit

Frank-Walter Steinmeier në Aman

Frank-Walter Steinmeier në Aman

Konturat e kontributit gjerman në misionin për stabilizimin e gjendjes në Lindjen e Mesme po bëhen gjithnjë e më të qarta. Megjithatë shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer qëndron pas asaj që vendimi për këtë mision të mirret nga fundi i kësaj jave.

Nga qarqet qeveritare në Berlin bëhet me dije se politikani socialdemokrat do të angazhohet sot dhe nesër në Damaskë për miratimin e një misioni të policisë federale gjermane në kufirin libanezo-sirian. Kjo si dhe dërgimi i marinës gjermane për kontrollimin e rrugëve detare në gjirin e Libanit dhe Izraelit do të paraqesin komponentet e ndihmës gjermane për Lindjen e Mesme. Megjithatë ministrit Shtajnamjer i pëlqen që të paktën sa të jetë për rrugë në Lindjen e Mesme të mos flasë konkretisht.

"Nëse dhe çfarë kontributi do të ofroj qeveria gjermane ne do të vendosim me përgjegjësi të plotë por edhe për një kohë të shkurtër. Për këtë mund të ju siguroj", tha Shtajnmajer.

Në këtë deklaratë nuk ka ndryshuar asgjë as pas takimit që Shtajnmajer pati dje me homologun e tij jordanez. Njoftimet e gazetave të sotme nuk mund të konfirmohen thuhet për këtë në qarqe qeveritare.

Sidoqoftë pritet që angazhimi gjerman në sigurimin e paqës në Liban dhe Izrael të tematizohet edhe sot në takimin që Shtajnmajer do të zhvilloj me mbretin e Jordanisë Abdullahun e II-të. Në anan tjetër edhe Amani ndodhet në prag të marrjes së një vendimi të tillë. Jordania luan një rol të rëndësishëm në përmbushjen e Rezolutës 1701 të Kombeve të Bashkuara për forcimin e qeverisë libaneze. Ministri i jashtëm jordanez Abd al-Ilah Khatib theksoi se është shumë e rëndësishme për rajonin që të respektohet armëpushimi dhe të ndalohen armiqësitë. 'Tani duhet ndihmuar populli dhe qeveria libaneze që të rivendos refugjatët dhe t'ia dalë mbanë me problemet e krijuara pas shkatërrimit dhe vdekjes së shumë civilëve si pasojë e sulmeve izraelite dhe agresionit kundër Libanit', ka thënë ministri Katib.

Ndërkohë që në Damask pritet të arrijë ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer, presidenti i Sirisë Bashar El Asad, pranoi hapur se vendi i tij është mbështetës i Hisbollahut në Liban. Në një fjalim të mbajtur në Damaskë Asad tha se kjo mbështetje për Sirinë është një nder i madh. Hisbollahu i ka shkaktuar një humbje të rëndë Izraelit. Ai e përjashtoi mundësinë e paqes me siç e formuloi ai, Izraelin armik.

  • Data 16.08.2006
  • Autor Sabine Adler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKf
  • Data 16.08.2006
  • Autor Sabine Adler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKf
Reklamë