Shrëderi në sulmin e kritikave | Gjermania | DW | 03.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shrëderi në sulmin e kritikave

Reagime nga Berlini për garancinë dhënë koncernit rus të energjetikës Gasprom

Gerhard Shrëder, kryetar i këshillit mbikqyrës të Gasprom

Gerhard Shrëder, kryetar i këshillit mbikqyrës të Gasprom

Unioni kristdemokrat nuk sheh ndonjë gjë të keqe në faktin, që qeveria gjermane i ka dhënë garanci koncernit rus të energjetikes, Gasprom. "E çuditshme është se si ka mundësi, që as kancelari i atëhershëm, e as ministri i financave dhe ai i jashtëm nuk janë vënë në dijeni," – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Ronald Pofalla të hënën në Berlin.

Ish kancelari gjerman, Gerhard Shrëder vazhdon të thotë që nuk ka ditur gjë për garancinë në fjalë, duke hedhur poshtë akuzat për shfrytëzim posti në dobi të interesave personale. Qysh javën e kaluar Shrëder është kryetar i Këshillit Mbikqyrës të koncernit rus, Gasprom, i cili ka marrë përsipër të ndërtojë një linjë gazmbajtëse që do të kalojë nga Rusia në Gjemani përmes Detit Baltik. Të Gjelbrit kërkojnë që ai të japë dorëheqje nga posti i ri. Shokët e tij të partisë, si për shembull Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Hajl, e kanë marrë në mbrojtje: "Ndërtimi i gazmbatjësit është në dobi të interesave kombëtare, prandaj ky projekt nuk ka pse të diskreditohet për taktika partiake afatshkurtra," – ka thënë Hajl.

Liberalët që janë në opozitë nuk e përjashtojnë mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor në parlament. Por zërat janë ende të paktë. Një gjë që e kërkojnë të gjithë: Sqarimin, se si ka ardhur puna deri tek garancia e Gazpromt. Të mërkurën në mbledhjen e kabinetit shpresohet të mësohet më shumë për këtë çështje.

Deri atëherë duhet pasur kujdes me akuzat ndaj Shrëderit. Këtë e tregoi edhe procesi gyjqësor i zhvilluar të hënën në Hamburg kundër kryetarit të liberalëve, Gido Vesterveles. Ai e pat akuzuar ish-kancelarin se ia ka dhënë porosinë për ndërtimin e gazsjellësit pikërisht një firme, ku do të punonte edhe vetë më vonë. Gjyqi i dha të drejtë Shrëderit dhe e quajti këtë akuzë të pavërtetë.

  • Data 03.04.2006
  • Autor N. Verkhojzer & A. Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar10
  • Data 03.04.2006
  • Autor N. Verkhojzer & A. Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar10