Shrëder: Shteti social në Gjermani nuk ka alternativë veç reformave pavarësisht se ato i sjellin humbje SPD-së | Politika | DW | 05.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Shrëder: Shteti social në Gjermani nuk ka alternativë veç reformave pavarësisht se ato i sjellin humbje SPD-së

Debatet e ashpra për reformat në sistemin social dhe kriza ekonomike në përgjithësi e kanë dobësuar mjaft partinë socialdemokrate, kjo u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në disa lande, ku socialdemokratët kanë pësuar humbjet më të mëdha në historinë e tyre.

Gerhard Shrëder

Gerhard Shrëder

Në një anketim të fundit realizuar për kanalin e parë televiziv gjerman ARD, rezulton se nëse do të votohej sot në nivel federal socialdemokratët do të merrnin vetëm 23%. Asnjëherë tjetër kjo parti nuk ka dalë kaq dobët. Në intervistë për ARD në fundjavë, kancelari Gerhard Shrëder, pranoi, se ligjet e porpozuara janë të ashpra dhe se atij i vjen keq për këtë, por nga ana tjetër Shrëder thekson, se është i detyruar të hyjë në kompromise me unionin opozitar: "Eshtë për të të ardhur keq. Por nga ana tjetër, nëse unë jam i detyruar të bëj një kompromis, që e konsideroj të pranueshëm, atëherë nuk është vetia ime që më pas të tërhiqem prej tij. Marrëveshjet që duhen arritur me kundërshtarin politik, sepse ai ka shumicën në Bundesrat, duhen respektuar, në rast se nuk u përmbahesh atyre tregon mungesë serioziteti."

Duke dashur të mbrojë kursin e reformave, sado të dhimbshme që janë ato, Shrëder thekson, se është i bindur që nuk alternativë dhe se shteti social duhet të ristrukturohet. Sipas kancelarit ai dhe partia e tij duan ta ruajnë shtetin social, ndaj dhe janë të detyruar t´i realizojnë këto reforma aq të nevojshme për shtetin.

I pyetur nëse në këtë mënyrë ai vendos fatin e vendit përpara fatit të partisë socialdemokrate, kancelari Shrëder nënvizon: "Unë duhet të bëjë atë që është për t´u bërë në interes të vendit. Për këtë dhe jam kancelar. Por natyrisht që mua më preokupon jashtë mase interesi i partisë socialdemokrate dhe më dhëmbin humbjet në zgjedhje. Por një gjë e kam shumë të qartë: demokracia në vendin tonë gjithmonë është influencuar fuqishëm dhe është forcuar nëpëmrjet një socialdemokracie të fortë. Ndaj për mua nuk ka alternativë, edhe pse përkohësisht këto reforma janë të kushtëzuara me humbjet në zgjedhje", theksoi Shrëder.

  • Data 05.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqv2
  • Data 05.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqv2