Shrëder shpreson nga SHBA një mbështetje më të qartë për planet gjermane për reformimin e OKB-së | FOKUS | DW | 26.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shrëder shpreson nga SHBA një mbështetje më të qartë për planet gjermane për reformimin e OKB-së

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder shpreson nga SHBA një mbështetje më të qartë për planet gjermane për reformimin e OKB-së. Këtë Shrëderi e deklaroi pak para nisjes për në Uashington. Nesër kancelari do të takohet atje me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Duke pasur parasysh faktin se Gjermania është vendi i tretë për nga shuma që i paguan OKB-së si kontribut, Shrëderi tha se ata që kontribuojnë më fort për synimet e OKB-së, duhet të lidhen më fort me organin më të lartë të OKB-së.- Gjermania kërkon një vend të përhershëm në KS të OKB-së, në rast se ky organ do të zgjerohet në një reformë.
  • Data 26.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqkg
  • Data 26.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqkg