Shrëder: Njerëzve duhet hequr frikën për të ardhmën e tyre | Politika | DW | 18.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Shrëder: Njerëzve duhet hequr frikën për të ardhmën e tyre

Pak ditë pas përfundimit të pushimit veror, kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder ka bërë një bilanc të reformave politike të qeverisë së tij. Ai gjithashtu ka bërë një parashikim të zhvillimeve për muajt në vijim. Kancelari organizoi konferencën për shtyp në momentin kur kritikat ndaj partisë së tij dhe të gjelbërve në koalicion kanë arritur kulmin. Çdo të hënë mijëra demonstrues, veçmas ata nga Gjermania lindore po shprehin nëpër rrugë pakënaqësinë e tyre

Koha për të çuar deri në fund reformat politike të Qeverisë

Koha për të çuar deri në fund reformat politike të Qeverisë

Vetëm pesë minuta kancelari ia kushtoi politikës së jashtme dhe të sigurisë, kurse më shumë se një orë ai foli për politikën e brendshme. Ishte e qartë se në qendër të vëmendjes së kancelarit dhe të gazetarëve ishte reforam politike e qeverisë, veçmas ajo me mbititullin "Harc IV" e cila përfshinë ndryshimet në fushën e ndihmave sociale dhe të punësimit.

Kancelari tha se kishte mirëkuptim për protestat javore që po bëhen çdo të hënë. Protestat janë pjesë e shoqërive demokratike. Megjathatë, kancelari tha se kundështonte qëndrimin dhe sjelljen e demokristianëve dhe socialistëve. Unioni demokristian dhe PDS-ja kanë ushtruar një kritikë të ashpër javët e kaluara kundër reformve të Qeverisë, veçmas demokristianët, të cilët kanë marrë pjesë në miratimin e ligjeve:

"Natyrisht, nuk kam mirëkuptim për ata të cilët duan të shfrytëzojnë masat tona të domosdoshme reformuese për qëllime politike. Kjo është një aleancë shumë e çuditshme midis Unionit në një anë dhe PDS-së në anën tjetër. Ajo është një alenacë që pengon dhe dëmton vendin tonë", tha Shrëder.

Kancelari më tej tha se reforma poltike duhet të bëhet më transparente në menyrë që të heqë frikën nga njerëzit. Këtë frikë në mesin e popullatës Kancelari e cilësoi si të paargumentuar:

"Ne jemi të bindur se më në fund do të kuptohet se reforma është në funksion të stabilizimit dhe zhvillimit të vendit tonë, veçmas për sa i përket të ardhmës. Prandaj, ne duhet të angazhohemi që të rritet ky vizion në momentin akutal. Ne nuk kemi detyrë tjetër pos që të punojmë në këtë drejtim-të afirmimit të reformave."

Në pjesën kur foli për politikën e jashtme, Kancelari tha se është në inters të Gjermanisë një vend i përhershëm në KS të Kombeve të Bashkura. Kushtë për këtë tha ai është një reformë në KB.

"Ne e kemi bërë të qartë se përfaqësimi i Amerikës Jugore, Afrikës dhe shteteve nga Azia, do të ishte veçanërsht i rëndësishëm. Në këtë kontekst kemi përsëritur se është plotësisht e domsodoshme një reformë, e cila Gjermanisë i jep të drejtën e anëtarit të përhershëm në KS. Por kjo mund të realizohet vetëm nëse masat reformuese çojnë drejt një zgjerimi."

Si kontribut të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë të Gjermanisë, Shrëder, përmendi përgatitjen profesionale të policisë së Irakut. Gjermania do të ndihmojë edhe në ndërtimin e ushtrisë së Irakut dhe këtë do ta bëjë në bashkëpunim me Emiratet e Bashkura Arabe. Por, kjo do të bëhet jashtë Irakut. Qëllim tjetër i Gjermanisë është rikthimi i Libisë në komunitetin ndërkombëtar. Për këtë qëllim Shrëder planifikon një vizitë në Libi më së voni në vjeshtë.

  • Data 18.08.2004
  • Autor Marcel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquw
  • Data 18.08.2004
  • Autor Marcel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquw