1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shrëder takohet me kryeministrin indian. Në plan të parë reforma e Kombeve të Bashkuara

Ane Engelke7 Tetor 2004

Sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Indi, kancelari gjerman Gerhard Schröder do të takohet me kryeministrin Manmohan Singh. Përveç marrëdhënieve ekonomike do të bisedohet edhe mbi reformen e Këshillit të Sigurimit. India, vendi me numrin më të madh të popullsisë mbas Kinës kërkon së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Brazilin një vënd të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

https://p.dw.com/p/Ar5b
Kancelari gjerman Shrëder në Indi
Kancelari gjerman Shrëder në IndiFotografi: dpa

Me sa duket kancelari gjerman po e ndjen veten mirë në Indi. Problemet kanë mbetur në Gjermani dhe në Neu Delhi ai po dëgjon vetëm fjalë të mira. Përshembull dje kur ai ishte i ftuar me rastin e 50 vjetorit të dhomes tregetare Gjermani-Indi. Një përvjetor i përshpejtuar, sepse 50 vjetori mbushet në vitin 2006. Të paktën festa nuk është gjatë zgjedhjeve gjermane, thotë duke qeshur presidenti i dhomës së tregëtisë Anes Norani: "Mbase do të festojmë së bashku mbas zgjedhjeve duke ju përgezuar për legjistraturën e tretë si kancelar".
Gerhard Shröder i dëgjon me dëshirë këto fjalë dhe nuk kundershton planet e Indisë:"Persa i perket një vizite në vitin 2006 une vij me kënaqësi, këtë festë ju e keni përgatitur shumë bukur" -thekson ai.

Vizita e Shrederit në Neu Delhi po kalon në një atmosferë miqësore.
Edhe dita e sotme do të jetë e tillë. Gerhard Schröder është shefi i parë i një qeverie evropiane, që takohet me Manmohan Sing, i cili
është që nga maji në postin e kryeministrit. Në shumë pika ata janë të të njëjtit mendim, për shembull mbi Kombet e Bashkuara:
"Ne i premtuam njëri tjetrit jo vetëm ndihmë reciproke në analizimin e interesave të përbashkëta gjatë reformave të Kombeve të Bashkuara por edhe mbështetje në se zgjerohet Këshilli i Sigurimit"-thekson Shrëder.


India me një popullsi prej 1.1 miliardësh është një partner i rëndësishëm strategjik për Gerhard Schröder. Kancelari e argementon këtë duke thënë se India është një vënd me prestizh të madh tek vëndet në zhvillim. Këtë vit ekonomia indiane do të rritet me 8 përqind. Premieri i ri Sing është një nga arqitetktët kryesor të këtij zhvillimi. Ishte ky politikan që në fillim të viteve 90 hapi tregun indian gjatë punës së tij si minister i finacave.
Ekonomia gjermane dhe Shröderi i kushtuan shumë vëmëndje vitet e fundit tregut kinez, tani ato po fillojnë të kuptojnë favoret e Indisë. Kancelari do të mbajë sot në pasdite një fjalim në fondacionin "Gandi" në Neu Delhi para se të largohet drejt Vietnamit, i cili do të jetë hapi i dytë i vizitës së tij në Azi. Ai do të marre pjesë në Konferencen Aziatike të Bashkimit Evropian së bashku me përfaqesues nga 37 vënde.