1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shrëder shpreson nga SHBA një mbështetje më të qartë për planet gjermane për reformimin e OKB-së

26 Qershor 2005
https://p.dw.com/p/Aqkg
Kancelari gjerman Gerhard Shrëder shpreson nga SHBA një mbështetje më të qartë për planet gjermane për reformimin e OKB-së. Këtë Shrëderi e deklaroi pak para nisjes për në Uashington. Nesër kancelari do të takohet atje me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Duke pasur parasysh faktin se Gjermania është vendi i tretë për nga shuma që i paguan OKB-së si kontribut, Shrëderi tha se ata që kontribuojnë më fort për synimet e OKB-së, duhet të lidhen më fort me organin më të lartë të OKB-së.- Gjermania kërkon një vend të përhershëm në KS të OKB-së, në rast se ky organ do të zgjerohet në një reformë.