Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e KS të OKB | Ballkani | DW | 11.06.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e KS të OKB

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022.

Lajmi i zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB u vlerësua si një mundësi historike dhe arritje e diplomacisë shqiptare. Shqipëria u votua të premten (11.06) në sesionin e rradhës të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) për t'u pranuar si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në votim hidheshin Shqipëria, Gana, Gaboni, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t'u pranuar si pesë vendet e reja, të përkohshme anëtare të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

USA | Leerer Saal des UN-Sicherheitsrat

Salla e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria dhe katër vendet e tjera kandidate që u votuan me votim të fshehtë (11.06) siguruan votat pro të dy të tretave të 193 vendeve anëtare të OKB.

Veprimtaria e KS të OKB  ka si prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në funksion të këtij prioriteti KS gëzon të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione.

Shqipëria dhe 4 vendet e tjera zëvendësojnë pesë vendet që janë aktualisht anëtare të përkohshme të KS: Estoninë, Nigerinë, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnamin që u përfundon mandate dy vjeꞔar. Mandati dyvjear, si anëtare e përkohshme në KS fillon më 1 janar 2022.