Shqipëria - standarte të ulëta në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut | Ballkani | DW | 07.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria - standarte të ulëta në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit: Shqipëria nuk ka mundur të shkëputet nga vendet e listuara si problematike për nivelin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, korrupsionit dhe garantimit të lirisë së medias

Tirana

Tirana

Ne raportin e fundit te Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2006 te sapopublikuar, korrupsioni ne rradhet e politikaneve, zyrtareve te larte dhe policise raportohet si nje problem i rende qe demton respektimin e te drejtave te njeriut.

Ne treguesin e perdorur nga Organizata Transparency International, per vitin 2006, Shqipëria ka marre vetem 2,6 pikë nga 10 të mundshme. Perceptimi per Shqiperine eshte ai i nje vendi qe lengon nga probleme serioze të korrupsionit.

Nje vemendje te posaçme Departamenti Amerikan i shtetit ne raportin e tij i kushton situates ne policine e shtetit ne Shqiperi. Sipas konstatimve ne kete raport ne rradhet e policise ka korrupsion dhe per me teper fenomeni anashkalohet pa u ndeshkuar. Kjo ka sjelle hakmarrje individuale, atmofere frike tek qytetaret per te denoncuar tek policia autore krimesh, ka patur vrasje qe kane zevendesuar veprimin e ligjit pasoje kjo e mosbesimit tek policia. Sjelljet joprofesionale te policise se shtetit gjate vitit dhe korrupsioni mbetën edhe gjatë vitit 2006 një pengesë kryesore për zhvillimin e një force policore efektive, ve ne dukje raporti. Situata rendohet edhe nga pagat e ulta te efektivave te policise se shtetit qe jane lehtesisht te korruptueshme. Situata e pershkruar ne kete menyre perben, sipas departamentit amerikan te shtetit, pengesen kryesore per kryerjen e reformave radikale ne polici.

Lufta kunder korrupsionit ne sistemin gjyqesor merr nje vleresim pozitiv. Raporti ve ne dukje se gjate vitit 2006 jane larguar 5 gjykatës nen akuzat e korrupsionit dhe paaftësise. Lidhur me rastin e Prokurorit te Republikes , Theodhori Sollaku, raporti ve ne dukje se: Citat: „Koalicioni qeverisës,e akuzoi ate për paaftësi dhe korrupsion dhe i kërkoi presidentit Moisiu shkarkimin e tij. Por opozita e cilësoi këtë si një sulm ndaj pavarësisë së institucionit të prokurorit. Presidenti nuk e miratoi propozimin e parlamentit dhe Gjykata Kushtetuese vendosi që komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të hetuar prokurorin e përgjithshëm ishte jo-kushtetues“.

Per sa i perket situates se medias ne Shqiperi , raporti shenon politizimin ei saj si një çështje shqetësuese. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktojnë lajmet për t'u shërbyer interesave të tyre politike dhe ekonomike, madje edhe duke penguar botimin e informacioneve që binin ndesh me këto interesa. Gazetarët praktikojnë autocensurën dhe gjate 2006 ka patur pak transparencë në mënyrën e financimit të media. Shtypi i pavarur karakterizohet nga qendrimi aktiv, por raporti e sheh si nje pushtet me duart e lidhura per shkak të profesionalizmit të kufizuar, mungesë së financimit dhe presioneve politike.

  • Data 07.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXt
  • Data 07.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXt
Reklamë