Shqipëria merr pjesë në One UN | Ballkani | DW | 14.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria merr pjesë në One UN

Kryetari i Grupit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Administratori i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Z. Kemal Dervish prezantoi sot në Tiranë Inisiativën Pilote One UN

Ndërtesa e UNO-s në Nju Jork

Ndërtesa e UNO-s në Nju Jork

Operacione efikase, menaxhim koherent, shmangje e fragmentarizmit, bashkepunim me i mire mes agjensive te ndryshme te Kombeve te Bashkuara.

Keto jane qellimet e medha te procesit te reformimit te tyre qe kane nderrmare qe para dy vitesh te Kombet e Bashkuara. Nje element i ketij procesi eshte edhe inisiativa pilot apo testuese „ONE UN“„ ne shqip“ Nje OKB“.ecila do te zbatohet edhe ne Shqiperi.

Kryetari i Grupit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Administratori i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Kemal Dervish prezantoi te henen ne Tirane kete inisdiative." Kjo eshte vertet nje dite e rendesishme per familjen e Kombeve te Bashkura dhe per veter Shqiperine, tha ai. Kombet e Bashkuara po lancojme nje perpjekje qe synon bashkimin e vendeve anetare te organizates per te permiresuar bashkepunimin, shfrytezimin e pervojave, njohurive, fondeve te agjensive te tyrte, per ta bere me efikas dhe me te shpejte realizimin e programeve te organizates ne Shqiperi dhe shtate vende te tjera te botes ku kjo inisiative do te aplikohet."

Por inisiativa shkon edeh pertej ketyre objektivave. Ajo mund te sherbeje si nje model per t´u ndjekur me vone dhje nga vende te tjera. "Shpresojme, tha Kemal Dervish, "qe modeli i ri qe po aplikohet ne Shqiperi- menyrat e reja te bashkepunimitr- te ndihmojne edhe vende te tjera per t´i zbatuar ato ne rritjen e efikasitetit te programeve qe zbatojne tek ato Kombet e Bashkuara."

Cfare permban inisdiativa testues apo modeli i ri i realizimit te programeve te Kombeve te Bashkuara? Ne themel te saj eshte funksionimi i 38 agjensive te Kombeve te Bashkuara qe operojne ne Shqiperi apo ne 7 vendet e tjera te botes si nje agjensi e vetme, me nje strategji, nje drejtues, nje buxhet. Mundesisht edhe me zyra ne te njejten godine.

Kryeministri Berisha, i pranishem ne prezantimin e kesaj inisiative, e konsideroi ate si nje menyre per te rritur efikasitetin e operacioneve te organmizates nderkombetare, per te kursyer fondet dhe perdorur ato serish. Zbatimi i inisiatives pilot „NjE OKB“ pritet te shmange mbivendosjen e projekteve dhe te fondeve, theksoi kryeministrik Berisha, fenomen ky jo i rralle qe bllokon programet, shpenzon me kot energjite dhe fragmentarizon potencialet ndihmuese te Kombeve te Bashkuara ne dhjetra e dhjetra agjensi.

Inisiativa "One UN" fillon kete vit dhe do te zgjese deri ne 2010. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe e perfshire ne kete eksperiment. Shtate vendet e tjera ndodhen en Ameriken latine, Afrike dhe Azi.

Kemal Dervish tha ne Tirane se Kombet e Bashkuara pranuan kerkesen e qeverise Berisha per te perfshire edhe Shqiperine nder vendet ku inisiativate do te testohet nisur nga ritmet e shpejta te zhvilimit te saj, por edhe si pasoje e nje balancimi gjeografik, pa lene menjane faktin qe Shqiperia eshte i vetmi vend nder te perzgjedhurat per kete eksperiment qe eshte perfshire ne proceset integruese me BE.

Inisiativa testuese" ONE UN" i sherben dy qellimeve njeherazi: nga njera ane Kombet e Bashkuara eksperimentojne menyrat me efikase per te reformuar organizaten ne perputhje me nevojat e reja, nga ana tjeter vendeve ku ky eksperiment behet u ofrohen mundesi te reja per shfrytezim fondesh nga funksionimisi nje strukture e vetme e gjithe agjensive te Kombeve te Bashkuara qe operopjne ne vendet e inisiatives pilot.


  • Data 14.05.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVj
  • Data 14.05.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVj
Reklamë